murati te moshuarit mbi 80 vjec qe smund te lajmerohen ne zyret e pensionioneve po vizitohen nga ekipet mobile 64d8e54b9595f

Murati: Të moshuarit mbi 80 vjeç që s’mund të lajmërohen në zyret e pensionioneve, po vizitohen nga ekipet mobile

August 13, 2023
1 minut lexim

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se po vizitohen pensionistët mbi 80 vjeç që s’mund të paraqiten në zyret e shtetit për të dëshmuar se janë gjallë, në mënyrë që të vazhdojnë ta marrin pensionin.

Murati shkroi në Facebook se ky program prej korrikut është shtrirë në të gjithë vendin.

“Po vazhdojnë vizitat në shtëpi për pensionistët që janë mbi 80 vjeç apo që për shkaqe shëndetësore nuk mund të paraqiten fizikisht në zyret e pensioneve”, shkroi ministri.

“Pas pilotimit me sukses të këtij programi, që nga muaji korrik e kemi shtrirë në të gjitha komuant, dhe tani ekipet mobile vizitojnë të gjithë ata që për shkak të moshës së shtyrë apo shëndetit e kanë të vështirë paraqitjen fizike në zyrat përkatëse”, shtoi Murati.

MARKETING

RENT A CAR

papa francesku thirrje politikaneve per parandalimin e vdekjeve te emigranteve ne mesdhe 64d8e289cb192
Story i mëparshëm

Papa Françesku thirrje politikanëve për parandalimin e vdekjeve të emigrantëve në Mesdhe

david dreshaj edhe kete here me nje hit 64d8e54f55dc8
Story i radhës

David Dreshaj edhe këtë herë me një hit

Të fundit nga

ShkoLartë