Murati: Moskonstituimi i Kuvendit ka pasoja edhe në proceset tjera

April 29, 2025
1 minut lexim

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati sot tha se moskonstituimi i Kuvevendit ka pasoja edhe në procese tjera,

Murati në një postim në Facebook pas dështimit për herë të tetë të konstituimit të Kuvendit, ku procesi ka ngelur në zgjedhjen e kryeparlamentarit tha se në mungesë të një Kuvendi funksional, Qeveria e ka të pamundur të dorëzojë Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, e cila parashihet që t’i dorëzohet Kuvendit jo më larg se data 30 prill.

Postimi i ministrit në detyrë:

Mos-konstituimi i Kuvendit ka pasoja edhe në proceset tjera.

Në mungesë të një Kuvendi funksional, Qeveria e ka të pamundur të dorëzojë Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, e cila parashihet që t’i dorëzohet Kuvendit jo më larg se data 30 prill.

Ngjashëm është puna edhe me Komisionin për Grante Komunale, ku ligji e kërkon pjesëmarrjen edhe të Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Buxhet – në mungesë të Kuvendit funksional, nuk ka as Komision për Buxhet dhe s’ka kush të marrë pjesë në Komisionin e Granteve, gjë që e vonon edhe ndarjen e granteve komunale. 

Prandaj është e domosdoshme që partitë opozitare të heqin dorë nga bllokada dhe të ndihmojnë konstituimin e Kuvendit sa më parë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

“Kishte gropë në kokë”- Mbyti partnerin së bashku me të dashurin e moshuar, si 24-vjeçarja tentoi t’i “ngecte” krimin xhaxhait të saj!

Story i radhës

Aplikacioni ueb i WhatsApp së shpejti me thirrje audio dhe video

Të fundit nga

Fëmijët festojnë në sheshet e Prishtinës

Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, sheshet e Prishtinës ishin mbushur me ngjyra plot e fëmijë të cilët po festonin ditën e tyre. Për ta është përkujdesur edhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen
sqmken
ShkoLartë