Agjencia për Punësim në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe delegacionin e BE-së në Shkup kanë prezantuar masat dhe shërbimet për punësim të IPA projektit “Aktivizimi i Grupeve të Cenueshme në Tregun e Punës”, masë kjo e cila parasheh t’i përfshijë mijëra persona.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është zvogëlimi i papunësisë dhe varshmëria nga të ardhurat e garantuara minimale, me përfshirjen efektive të grupeve të cenueshme në tregun e punës.
Me planin operativ për punësim për vitin 2022 parashikohet përfshirja e rreth 13 mijë personave të papunë. “Programi për profesionet e kërkuara në tregun e punës” parashihet të përfshihen 1180 persona, tek programi “Trajnim në vendin e punës” duhet të përfshihen 30 persona, “Punësim i subvencionuar” do të përfshijë 840 vende, “Praktika me përfshirjen e paraparë” prej 400 personave, programi “Shansi i dytë” do të përfshijë 200 persona.
“Me planin operativ për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbim në tregun e punës për vitin 2022 parashikohet përfshirja e rreth 13 mijë personave të papunë, deri më tani kemi arritur në shkallën e realizimit, pra më shumë se 10 mijë të papunë janë përfshirë në programet dhe masat aktive për punësim. Nga përfshirja e realizuar, 6765 persona – apo 67 për qind janë të rinj të papunë, 4467 persona – apo 44 për qind janë gra, 414 persona të pa punë – 4,2 për qind janë romë, ndërsa 1127 persona presin për t’u punësuar në një afat më të gjatë kohor.”,- deklaroi drejtori i Agjencisë për Punësim, Bekim Murati.