Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj situatës së bllokadës për konstituimin e Kuvendit, ndërsa e krahasoi situatën me procesin e votimit të fshehtë në Gjermani, ku Friedrich Merz u zgjodh kancelar.
Në një postim në Facebook, Murati përmendi se Bundestagu ka votuar me votim të fshehtë për kancelarin Friedrich Merz, duke e cilësuar këtë si një formë demokratike të shprehjes së vullnetit të lirë të deputetëve.
Postimi i plotë:
ME VOTIM TË FSHEHTË, Bundestagu Gjerman sapo votoi për Kancelarin Friedrich Merz.
Votimi i fshehtë është formë demokratike për shprehje të vullnetit të lirë të deputetëve, dhe do të mundësonte zgjidhjen e ngërçit për konstituim të Kuvendit edhe tek ne.
Bllokada që opozita po vazhdon t’ia bëjë konstituimit të Kuvendit është jashtë çdo arsyeje.
Është për t’u marrë shembull sjellja e partive gjermane, që, megjithëse votimi për Kancelar në herën e parë dështoi të prodhonte rezultat, askush nuk e bëri temë ndërrimin e kandidatit dhe askush nuk kërkoi qeveri tranzicioni.
Burimi: botasot.info