murati flet per seancen konstituive ka kete mesazh 68036f4729c36

Murati flet për seancën konstituive – ka këtë mesazh

April 19, 2025
min lexim

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, pak minuta para fillimit të seancës së tretë për konstituimin e Kuvendit, ka deklaruar se vetëm zgjedhjet e reja janë rrugëdalja për situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka paralajmëar se raporti i Komisionit për Verifikimin e Mandateve s’do të hidhet në votim, meqë sipas tij “një çështje për të cilën Kuvendi ka vendimmarrje, nuk mund të hidhet në rivotim. Votimi është konsumuar”

Ndër të tjera, Murati thotë se “procesi duhet të kthehet në pikën zero – pra një proces i ri zgjedhor i cili prodhon një legjislaturë të re e cila, ka sensin që të pranojë mandatin e dhënë nga populli”.

Postimi i Muratit:

 Po më duket që disa ende nuk e kanë të qartë se çfarë ka bërë opozita me 15 prill.

Raporti për verifikim të mandateve më 15 prill, u hodh në votim, dhe u refuzua si rezultat i votave të PDK, LDK, AAK, dhe Listës Serbe.

Një çështje për të cilën Kuvendi ka vendimmarrje, nuk mund të hidhet në rivotim. Votimi është konsumuar.

Në rivotim çështja hidhet vetëm nëse herën e parë nuk ka pasur kuorum për vendimmarrje, siç ka qenë rasti në vitin 2014, me vetëm 44 deputetë që kanë marrë pjesë në votim herën e parë.

Pas këtij vendimi katastrofal të opozitës, vendimmarrja në Kuvend gjendet e bllokuar para një muri të pakapërcyeshëm. Deputetët s’mund të japin betimin, sepse kanë refuzuar verifikimin e mandateve të veta.

Një refuzim i tillë sikurse ky i partive të opozitës, nuk ka ndodhur asnjëherë.

Praktikisht, kjo i bie se deputetët kanë refuzuar mandatin, dhe procesi duhet të kthehet në pikën zero – pra një proces i ri zgjedhor i cili prodhon një legjislaturë të re e cila, ka sensin që të pranojë mandatin e dhënë nga populli.

E vetmja rrugë tjetër për të evituar skenarin e zgjedhjeve të reja, është një dakordim unanim politik, ku vetëm deputetët që kanë refuzuar mandatin me votën e tyre, tërhiqen dhe ua lëshojnë vendin e tyre kolegëve tjerë nga i njëjti subjekt. Një gjë e ngjashme kishtë ndodhur në legjislaturën që lamë pas me deputetët e Listës Serbe.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

operacionalja ne kerkim per vepra te renda penale ne itali arrestohen 2 persona ne diber e ne fushe kruje 680365eaa7e23
Story i mëparshëm

“Operacionalja”/ Në kërkim për vepra të rënda penale në Itali, arrestohen 2 persona në Dibër e në Fushë Krujë

duka nderon ish mbrojtesin e njohur te kombetares 68037305a0e30
Story i radhës

Duka nderon ish-mbrojtësin e njohur të Kombëtares

Të fundit nga

ShkoLartë