Murati dhe Ismaili takuan zëvëndëspresidentin e IFC-së

October 26, 2024
1 minut lexim

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, zhvilluan një takim me zëvendëspresidentin Rajonal të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC), Alfonso García Mora.

Në kuadër të këtij zëvendëspresidenti Mora është njoftuar mbi zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe avancimin e kornizës ligjore dhe rregullative me qëllim të rritjes së qëndrueshmërisë së sektorin financiar dhe zgjerimin e shërbimeve financiare për qasje në financa.

“Me theks të veçantë u diskutua për projektet aktuale në zhvillim të cilat po mbështetjen nga IFC-ja, duke përfshirë projektin për digjitalizimin e shërbimeve financiare.

Palët u dakorduan për bashkëpunim të ngushtë në realizimin e këtyre aktiviteteve, me kontribut dhe ndikim direkt në shërbimet financiare që ndihmojnë qasjen ne financa dhe gjithpërfshirjen financiare“, njofton BQK.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Revista “CN Traveler”: Tirana, mes qyteteve evropiane perfekte për një ”arratisje” treditore

Story i radhës

Ende pa u bërë 24 orë, këngëtari që hyri paralajmëron se do ta lë shtëpinë pasi …

Të fundit nga

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jetë mot i vranët e me intervale me diell. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë celsius. Ndërsa, maksimalet
ShkoLartë