Mungojnë detajet e fundit

July 7, 2022
1 minut lexim

Xhanluka Skamaka është shumë pranë transferimit te PSG-ja.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, mungojnë vetëm detajet e fundit për t’i dhënë dritën jeshile këtij operacioni merkatoje.

Klubi parizien i ofron Sasuolos 40 milionë euro, ndërsa klubi nga Rexhio-Emilia kërkon 50 milionë euro, por në Itali janë të sigurt se “tymi i bardhë” do të vijë me një shifër 45 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse.

23-vjeçari italian thuhet se do të përfitojë rreth 3 milionë euro në sezon dhe me një rritje të ndjeshme të pagës sezon pas sezoni.

Në sezonin e kaluar, Xhanluka Skamaka me fanellën e Sasuolos në Serinë A u aktivizua gjithsej në 36 ndeshje duke shënuar 16 gola dhe duke mos dhuruar dot asnjë asist.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Taravari e konfirmon: Po, Isuf Koka është i Aleancës për Shqiptarët

Story i radhës

Vritet me thikë një grua në Suedi

Të fundit nga

Ndahet nga jeta ish-portieri kuqezi

Klubi i Milanit në zi. Është ndarë nga jeta në moshë 89-vjeçare, Fabio Kudiçini, ish-portier i madh i kuqezinjve, i cili shkroi historinë e futbollit në vitet ’60 dhe njihej si “Merimanga
ShkoLartë