Mungesa e vitaminës së rëndësishme mund të vërehet në lëkurë dhe sy

March 6, 2023
min lexim

Pasojat mund të jenë serioze!

Mungesa e vitaminës A mund të çojë deri në pasoja serioze dhe njëra ndër simptomat e para mund të vërehet në lëkurë.

Çdo vitaminë ka një rol të rëndësishëm në funksione të caktuara në trupin tonë. Shumica prej nesh e dinë se sa e rrezikshme mund të jetë mungesa e vitaminës C ose D, por disa vitamina më pak “të njohura” dhe ato më të njohura janë po aq të rëndësishme.

Kështu, për shembull, vitamina A, e cila gjendet në perimet portokalli, peshk, qumësht, ka një rol kyç në ruajtjen e shëndetit të syve, shikimit të mirë, lëkurës së shëndetshme, por edhe në luftën kundër infeksioneve.

“Në qoftë se nuk merrni mjaft vitaminë A nëpërmjet ushqimit, rrezikoheni nga mungesa e kësaj vitamine. Me kalimin e kohës, kjo mund të çojë deri te probleme të shumta shëndetësore, si p.sh., probleme me shikimin, imunitetin e dobët, madje edhe deri në vdekje”, kanë paralajmëruar ekspertët për WebMD.

Një ndër simptomat e mungesës së vitaminës A është kruajtja e lëkurës.

“Njerëzit të cilët kanë mungesë të vitaminës A mund të kenë probleme me lëkurën, si p.sh., lëkura e thatë, kruajtja dhe qërimi i lëkurës”, paralajmërojnë ekspertët.

Nëse i keni këto simptoma, ju sugjerojmë të kërkoni ndihmën e mjekut për të konstatuar a është fjala për mungesën e vitaminës A.

Përveç kësaj, mund të shfaqen edhe disa simptoma më ekstreme të mungesës së vitaminës A:

Verbëria e natës – kjo do të thotë se keni vështirësi të shihni kur drita është e dobët dhe me kalimin e kohës mund të zhvillohet në verbëri të plotë të natës.

Kseroftalmia – tek njerëzit me këtë gjendje, sytë mund të thahen shumë dhe të formohen palosje të vogla, mund të dëmtojë retinën dhe kornenë.

Infeksionet – një person që ka mungesë të kësaj vitamine mund të ketë infeksione më të shpeshta, sepse sistemi imunitar është i dobësuar.

Njollat në korne – kjo gjendje përfshin një grumbullim të keratinës në sy, duke shkaktuar shikim të paqartë.

Keratomalacia – një gjendje që përfshin tharjen dhe turbullimin e kornesë.

Keratinizimi – një proces në të cilin qelizat mbushen me proteinën keratinë, shuhen dhe formojnë struktura të forta në traktin urinar, gastrointestinal dhe respirator.

Problemet e fertilitetit – mungesa e vitaminës A mund të shkaktojë probleme te njerëzit që përpiqen të mbeten shtatzënë dhe në disa raste të çojë në infertilitet.

Personat që kanë disa sëmundje të sistemit gastrointestinal që ndërhyjnë në përthithjen e vitaminës A, si sëmundja celiake, cirroza, çrregullimet e kanaleve biliare, çrregullimet e funksionit të pankreasit, janë në rrezikun më të madh të mungesës së vitaminës A.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Argjentinë: Biznesi me gratë shtatzëna ruse

Story i radhës

Sot zhvillohet beteja e dy pretendetëve për titull në Superligën e Shqipërisë

Të fundit nga

Pesë qytete me ajër shumë të ndotur

7 Shkup, 28 nëntor – Në Kumanovë, Tetovë, Kërçovë, Kavadar dhe Strumicë ndotja e ajrit sonte është shumë e lartë. Stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit tregojnë se ajri është shumë i
ShkoLartë