6
Shkup, 3 dhjetor – Një nga problemet më serioze e shqetësuese viteve të fundit është mungesa e fuqisë punëtore pothuajse në secilin sektorë. Sa kalojnë vite aq më shumë theksohet kjo mungesë sepse në të njëjtën kohë po vazhdon ritmi i ikjes të të rinjve nga vendi. E kjo nuk do mend që do të krijojë një boshllëk të pa përmbushur, dhe kjo me automatizëm shkakton kriza të thellë në gjitha fushat. Kjo situata nuk ka ardhur befasisht, ka qenë e pritshme si pasojë e mos përfilljes të të rinjve nga institucionet e vendit. Prandaj, nga mungesa e punës, sigurisë, meritokracisë, perspektivës, shumë punëtorë lan vendet e punës si pasojë e pagave të ulëta, e shumë punëkërkues gjeten punë në vendet perëndimore, shkruan Zhurnal.
Nevoja për punëtorë vetëm sa shkon e thellohet edhe më shumë –
Për mungesën e fuqisë punëtorë në konferencën ndërkombëtare të punës, u tha se kriza me fuqinë punëtorë mund të tejkalohet vetëm me zgjidhje sistematike përmes dialogut social trepalësh. Sipas ministrit të Ekonomisë, Besar Durmishi, mungesa e fuqisë punëtore më së shumti vërehet tek sektori privat.
“Të dhënat të cilat i kemi thonë se kemi mungesë të fuqisë punëtore dhe pikërisht për këtë në buxhetin e vitit 2025, janë parashikuar më shumë mjete. Kërkesat më të mëdha janë nga sektori privat. Punëdhënësit na informuan se u mungon fuqi punëtore në kompanitë të tyre”, deklaroi Besar Durmishi, ministër i Ekonomisë.
Sipas Durmishit, përmes zbatimit të programeve aktive të punësimit për të cilën sipas tij, parashikohen rreth gjashtë milionë euro shtesë në buxhetin e vitit 2025, synohet zbutja e krizës së fuqisë punëtore të kualifikuar. Sipas kryetarit të Lidhjes së Sindikatave, Sllobodan Trendafillov, mungesa e fuqisë punëtorë është rezultat i pagave të ulëta.
Arsyeja kryesore përse punëtoret ikin nga vendi është paga e ulët. Nëse i paguani mizorisht atëherë mund të pritni që ata të kenë para vetëm për biletë një kohëshe për jashtë Maqedonisë. Më agjencinë e punësimit i detektojmë sektorët ku ka mungesë të fuqisë punëtore por ajo që të gjithë duhet t’i shqetësoj është fakti se nuk mund të gjeni punëtor i cili do të punojë për pagë minimale në Maqedoni apo pagë më të ulët se ajo mesatare që të jetë produktiv aq sa planifikoni të jetë produktiv”, tha Sllobodan Trendafillov, kryetar i unionit të sindikatave.
Sipas Lidhjes së Sindikatave, në vendin tonë rreth 25 mijë qytetarë marrin pagë minimale ndërsa rreth 10 mijë punëtorë, pranojnë pagë nga 1 denarë deri në 22 mijë denarë. Sipas kryetarit të sindikatave, ajo që është shqetësuese është fakti që të gjithë këta punëtorë marrin pagesa në zarf për të cilët nuk paguhen kontribute dhe që dëmtojnë buxhetin për rreth 250 milionë euro në lidhje me kontributet e papaguara në fond.
Institucionet e RMV-së dëbojnë qytetarët e tyre, nuk ofrojnë kushte pune, pastaj kërkojnë punëtorë të huaj –
Ky është përkufizimi më i saktë i gjendjes reale katastrfoale në Maqedoninë e Veriut për sa i përket zhvillimit ekonomik, dhe stabilitetit të fuqisë punëtore në vend. Sikurse politikbërësit ta kishin menduar e parashikuar në kohë këtë situatë të që mund të vjen si pasojë e mos brengosjes së tyre, kjo situatë nuk do të kishte ardhur, dhe vendi do të kishte fuqi punëtore të mjaftueshme. Mes tjerash të paktën këta qytetarë që jetojnë në vend do të kishin punuar, dhe kishin qenë të kënaqur me pagat dhe kushtet që ofrohen në punë.
Mungesa e hartimit të politikave të mirëfillta për të joshur të rinjtë me tregun e punës në vend ka detyruar të rinjtë të kërkojnë këtë mundësi larg vendit të tyre. Por, nuk është vetëm çështja e punësimit, janë edhe shumë shkaqe të tjera pse të rinjtë braktisin vendit si mungesa e meritokracisë, partizimi i skajshëm i secilit insitutcion, mungesa e drejtësisë, diskriminim në çdo rrafshe, mungesa e sigurisë, pagat e ulëta, mungesa e kushteve të punës, e të tjera.
Megjithatë, në asnjë formë nuk duhet lejuar që politikanë të justifikohen me atë që të rinjtë po e lëshojnë vendin dhe migrimi është trend. Ose këta 200 mijë qytetarë që nuk punojnë në vend janë të pa punë, pasi të njëjtit punojnë jashtë vendit në sezona të caktuar, buxhet me të cilin pastaj jetojnë, pra këta punojnë por aty ku vlerësohet puna dhe pagat janë normale dhe jo qesharake në krahasim me shpenzimet. E tani kur nuk ia dinë vlerën qytetarëve të tyre të presin e të kërkojnë fuqi punëtore të huaj, përndryshe këto qytetarë që e kanë lënë vendin po punojnë në vendet ku kanë migruar pa ndalë, gjë që dëshmon se kemi të bëjmë me fuqi punëtore shumë produktive që ka humbur vendi ynë. /Zhurnal.mk
BURIMI: zhurnal.mk