Mungesa e Manesë në Kupën e Botës, trajneri i Senegalit surprizon me vendimin e marrë

November 19, 2022
1 minut lexim

Senegali mori një goditje të rëndë në prag të Botërorit të Katarit, teksa humbi yllin e skuadrës Sadiu Mane. Sulmuesi senegalez pësoi një dëmtim në tendinë me Bajernin në Bundesligë teksa në kombëtare e grumbulluan duke besuar se lojtari do të mund të riaftësohej, por kjo gjë nuk ndodhi, pasi Mane do të mungojnë gjatë.

Ndërkohë së fundmi ka befasuar dhe trajneri i Senegalit, Sise, që vendosi të shkojë në Katar me 25 lojtarë, duke mos e zëvendësuar Manenë. Sipas shtypit vendas, 3 janë motivet që e shtynë trajnerin e Senegalit  të mos e zëvendësonte Mane.

E para lidhet me faktin e vlerësimit për lojtarin e Bajernit  për kontributin e tij në fitimin e Kupës së Afrikës, por edhe kualifikimin në Botëror.

E dyta ka të bëjë me faktin se emri i Mane do të qëndrojë në listën e të grumbulluarëve dhe në rast se kombëtarja afrikane del me një medalje nga Kupa e Botës në Katar, atëherë edhe sulmuesi do të merrte një nderim të tillë.

Dhe e treta që lidhet sërish me një rrugëtim të suksesshëm të Senegalit në Botëror. Nëse ata ia dalin të mbërrijnë në fazat më të rëndësishme të Botërorit, atëherë do të shpërbleheshin në aspektin financiar dhe sërish në këtë formë, edhe Mane do të përfitonte.

Senegali është shortuar në Grupin A, së bashku me organizatorët e Katarit, Holandën dhe Ekuadorin.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vetëm një rast pozitiv me COVID-19 në Kosovë

Story i radhës

Mot i vranët dhe me shi gjatë vikendit

Të fundit nga

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata

15 Shkup, 1 janar – Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të
ShkoLartë