Magnezi është një mineral i rëndësishëm që ndihmon në luftën kundër stresit të përditshëm, është jashtëzakonisht i rëndësishëm për muskujt, sistemin nervor, si dhe ndikon në përqendrimin dhe gjumin. Ndihmon për të kapërcyer pagjumësinë dhe për të përmirësuar gjumin. Magnezi gjithashtu ndihmon muskujt të relaksohen më shpejt. Gjumi i shumë njerëzve shqetësohet nga dhimbjet dhe ngërçet në këmbë. Arsyeja më e zakonshme është mungesa e magnezit, i cili është i nevojshëm për relaksim, tkurrje të muskujve dhe lëvizje normale.
Ndikon në humor
Magnezi, veçanërisht në situata stresuese, ka një efekt të dobishëm në trup dhe në sistemin nervor në përgjithësi. Marrja minimale ditore e këtij minerali është rreth 300 mg (trupi thith vetëm pak më pak se 200 mg). Niveli i lartë i magnezit gjithashtu nuk rekomandohet pasi mund të jetë i dëmshëm për shëndetin. Burimet natyrore janë perimet me gjethe jeshile, bishtajore, orizi integral, drithërat, soja dhe farat e lulediellit, arrat, produktet e qumështit, mishi, peshku, çokollata me një minimum prej 70 për qind kakao, kripë deti e papërpunuar.
Duhet të dini se edhe 50 -70% e këtij minerali humbet nga përpunimi termik, dhe deri në 40% nga ngrirja e ushqimit.
Disa ushqime e ‘vrasin’ atë
Mungesa e magnezit shkaktohet gjithashtu nga konsumimi i tepërt i alkoolit, kafesë dhe marrja e tepërt e sheqerit të rafinuar. Mungesa afatgjatë e magnezit manifestohet me spazma të muskujve, një ndjenjë mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash. Marrja e rekomanduar ditore e magnezit për një grua të rritur të shëndetshme është 350 mg në ditë, dhe për një burrë të rritur, gratë shtatzëna dhe laktuese, është 450 mg.
Është vërtetuar se magnezi ndikon drejtpërdrejt në humor dhe nëse mungon, shkakton ankth dhe depresion. Domethënë, ndikon drejtpërdrejt në ekuilibrin e çlirimit dhe pranimit të hormonit të lumturisë, serotoninës, dhe vetëm kur e kemi mjaftueshëm, ndihemi të ekuilibruar./albeu.com
Burimi: GAZETA.MK