mungesa e inspektoreve ne komuna duhet te alarmohet e te plotesohet sa me pare 67e6d0198902b

Mungesa e inspektorëve në komuna duhet të alarmohet e të plotësohet sa më parë!

March 28, 2025
min lexim

Shkup, 28 mars – Mësimet më të mira vijnë nga ngjarjet më të hidhura. Duhet të merren masa të menjëhershme që tragjeditë të mos përsëriten. Rasti i Koçanit na dha mësimin e duhur edhe si shoqëri edhe si shtet pra leksioni më i mirë i përgjegjësisë institucionale. Për të përmbushur kushtet minimale që secila komunë të mund të veprojë siç duhet të krijojë sigurinë e duhur, është e nevojshme që të punësohen edhe rreth 40 inspektorë të tjerë nëpër komuna. Kjo gjë akoma nuk po shihet me seriozitet gjë që pastaj do të prodhojë pasoja në kontinuitet, shkruan Zhurnal.

Mungojnë rreth 40 inspektorë për çdo komunë që të mund të veprojnë siç duhet –

Për të përmbushur kushtet minimale që secila komunë të mund të veprojë siç duhet, është e nevojshme që të punësohen edhe rreth 40 inspektorë të tjerë nëpër komuna, deklaroi sot kryetari i BNJVL-së dhe kryetari i komunës së Kisella Vodës, Orce Georgievski. Kontrollet, theksoi Georgievski, duhet të bëhen kudo dhe këtu të gjitha komunat do të ndihmojnë njëra-tjetrën dhe në periudhën e ardhshme, siç tha, do të bëjnë të gjitha përpjekjet që në secilën komunë të punësohet një inspektor përkatës.

Kjo situatë nuk është e re, tha Georgievski, duke theksuar se komunat edhe më herët kanë bashkëpunuar me njëra-tjetrën sa i përket shërbimeve inspektuese.

“Unë kur u bëra kryetar komune praktikisht nuk kishte asnjë inspektorë, as inspektorë ndërtimi, e as për banim. Në komunën tonë nuk ka funksionuar asnjë lloj inspektimi, qoftë për arsye objektive apo subjektive nuk do të hyj, por bashkëpunimin e parë ndërkomunal e kam krijuar me komunën e Gjorçe Petrovit dhe tani jemi komunë që ndihmon me inspektime në komunat tjera”, tha Georgievski.

Lidhur me kontrollet e objekteve të banimit, Georgievski tha se objektet e vjetra më së shpeshti kanë probleme me rrjetin hidrant, por asgjë nuk zgjidhet brenda natës dhe duhet të fillojmë prej diku.

“Më shpesh nuk kanë pajisje të mjaftueshme, përkatësisht nuk kanë zorrë në hidrantë. Shërbimet tona, në bashkëpunim me DMSH janë udhëzuar që të marrin masa shumë shpejt. Ne do të japim hapësirë për të korrigjuar të gjitha gabimet e së shkuarës, përpara se të kalojmë te ndëshkimi. Gjëja më e lehtë është shqiptimi i dënimit, është më e vështirë të ndryshohet sistemi dhe të vendoset një sistem që qytetarët e kanë merituar për më shumë se tridhjetë vjet”, tha Georgievski.

Secila komunë, sipas Georgievskit, do të duhet të dorëzojë procesverbal për kontrollet e bëra në BNJVL dhe më pas ato do të vihen në dispozicion të opinionit.

Kërkimi i përgjegjësisë dhe hetimet në kohë rekorde në tragjedin e Koçanit shpresë e re –

Kjo qasje e veprimit në kohë rekorde tregon përgjegjësinë dhe seriozitetin për zbardhjen e rastëve ku të dëmtuar mbesin qytetarët. Kjo praktikë e re e funksionimit ndikon pozitivisht në rikthimin e shpresës se edhe ky shtet mund të bëhet. Se edhe në këtë vend mund të jetohet, por assesi me qasjen kur vriten njerëzit, ndodhin vjedhjet, thyhen makinat, e çka tjetër në fund të ditës me lajmin se hetimet vazhdojnë e ky vazhdim është me afat të pa skaduar.

Kjo gjë nuk i shërbente as institucioneve të vendit e aq më pak qytetarëve të maltretuar dhe keqtrajtuar nga ky sistem i pistë që minonte dëshirën, vullnetin por edhe mundësinë për të parë perspektivë pozitive brenda vendit. Prandaj, tani kur shihet veprime që rikthejnë shpresën e të jetuarit në vend qytetarët do të mendohet më shumë se njëherë në mundësinë e parë që do ta kenë për ta lëshuar vendin.

Kujtojmë që, siguria është njëri nga kushtet themelore që duhet plotësuar për të garantuar një mirëqenie të mirë sociale. E për këtë pjesë ekzistojnë edhe organet e sigurisë që me kompetencat e tyre duhet ta garantojnë një gjë të tillë. Por, në Maqedoninë e Veriut ngjanë sikurse këto organe janë në gjumë e pasive në funksionim. Pasi ndodhin raste të shumta por përfundojnë pa zbardhje dhe pa asnjë epilog dhe kjo krijon ndjenjën e pasigurisë dhe frikës te qytetarët. /Zhurnal.mk

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

taravari te iftari i kurtit nuk diskutojme kush eshte lider i vlen it 67e6cfdf77149
Story i mëparshëm

Taravari: Te iftari i Kurtit nuk diskutojmë kush është lider i VLEN-it

ambasada e shba njihuni me komandant alban dervishin do te drejtoje uss pearl harbor ne qershor 67e6d588d56e4
Story i radhës

Ambasada e SHBA: Njihuni me Komandant Alban Dervishin, do të drejtojë USS Pearl Harbor në qershor

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë