Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar sot në lidhje me situatën e rënduar në sistemin shëndetësor dhe korrupsionin që sipas tij është i lidhur ngushtë me qeverisjen e Edi Ramës.
Berisha e cilësoi Edi Ramën si përgjegjës për krimet që sipas tij po ndodhin në sistemin shëndetësor, duke akuzuar se ka lënë pa ilaçe të sëmurët, ndërsa po shpenzon për luksin personal.
Ai përfundoi duke theksuar se pas datës 11 maj, këto abuzime do të marrin një përgjigje të plotë dhe të përfundimtare.
“E drejtë është vërejtja juaj, partia duhet të reagojë dhe ka reaguar.
Por duhet të reagojë më shumë.
Por një gjë themi ne, në mënyrë absolute ky problem merr zgjidhje pas 11 majit.
Sepse me këta është i pashpresë korrigjimi.
Shpesh ndodh se njerëzit thonë, të gjitha nuk i ka Edi Rama, i kanë ata përreth.
Por Edi Rama e di se një i sëmurë me kancer nuk mund të rrijë kurrë pa ilaç.
Ta zëmë se nuk ka gisht në ato vjedhje, po atëherë si e toleron, si e pranon një gjë të tillë, si ka shpirt ai të blejë një vazo 4-5 milionë në oborr të kryeministrisë dhe të mos i çojë ilaçet për të sëmurët në Spitalin Onkologjik, si mundet ai që të hapë një shishe 36 mijë euro dhe të mos e lërë atë për kurën e të sëmurëve?
Këto janë krime, këto futen te krime kundër njerëzimit.
Dhe ky është korrupsioni.
Edhe Beqja, edhe Manastirliu, këta kanë vjedhur gjithçka me Ramën ose nën mbrojtjen e tij.
Si mundet një kryeministër kur dëgjon, siç është rasti që keni paraqitur, që është pa ilaç, po detyra e tij më e parë është të marrë atë ilaç kudo që ndodhet në botë dhe ta sjellë me urgjence për të sëmurin.
Po nuk ka shpirt.
Ky njeri nga arsye komplekse ka krijuar një shpërfillje absolute për njerëzit.
Si ka mundësi ky në 8 miliardë euro buxhet, të lërë vetëm 16 milionë për pensionistët?
Po ku shkon? Çfarë të thotë mendja ty? Ti nuk i konsideron ata. I shumëzon me zero.
Edhe kjo me të sëmurët.
Ai duhet të të falenderojë ty për njoftimin që jep dhe të urdhërojë sjelljen brenda 24 orësh të ilaçit. Por nuk e bën, nuk ka shpirt.
Por këto punë me 11 maj marrin përgjigjen përfundimtare”, tha ai.
Burimi: botasot.info