Mungesa e Cristiano Ronaldos në derbi

Mungesa e Cristiano Ronaldos në derbin që Manchester United humbi keq (4:1) ndaj Manchester Cityt shkaktoi diskutime të konsiderueshme. Në fund të ndeshjes, trajneri i Djajve të Kuq, Ralf Rangnick, konfirmoi se portugezi e humbi ndeshjen për shkak të një problemi muskulor.

“Ai kishte ende probleme të premten dhe për këtë arsye nuk e therrita”, tha Rangnick para ndeshjes. 

Sakaq, Pep Guardiola pas ndeshjes se fituar nga City i tij tha: “Ne luajtëm një lojë të shkëlqyer, veçanërisht në pjesën e dytë. Në pjesën e dytë ata kishin më pak energji. Por nuk ishte një lojë e lehtë. Ata ishin pa Cristiano Ronaldon, por ata mundën të luanin më agresiv, në fakt në të parën kishin mundësi të lindura nga kundërsulmet”.

“Më shumë se nga zoterimi i topit, kishim vështirësi ta merrnim topin në vijën e parë sulmuese. Më pas në pjesën e dytë më shumë u përfshi Bernardo Silva, Mahrez gjithashtu dhe falë punës së lëvizjes së bërë nga të gjithë të tjerët ishim shumë të rrezikshëm.

“Mendoj se pjesa e dytë e luajtur sot përfaqëson një nga nivelet më të larta të lojës në vitet e fundit”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Celibashi shpall rezultatin paraprak: PS fiton Vorën, kandidati i PD i treti

Story i radhës

Çfarë i bëjnë trupit valët e telefonit?

Të fundit nga