Mundja për femra dominohet nga Japonia

October 31, 2024
1 minut lexim

Botërori i Mundjes për të rritur tanimë ka shpallur dhe fituesit e vajzave.

Gjithçka është dominuar nga Japonia, e cila zuri vendin e parë me 90 pikë duke lënë nga pas Kinën 51 pikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 40 pikë.

Në peshat individuale Japonia do të ishte dominuese në tre nga katër peshat në të cilat u konkurrua në këtë Botëror të të rriturve.

Kështu në peshën deri në 55 kilogram vendi i parë shkoi për Moe Kijoka.

Më pas në peshën deri në 59 kilogram ishte Risako Kinjo.

Dhe në peshën deri në 72 kilogram ishte në vendin e parë Ami Ishii. E në të vetmen që japonezet nuk fituan dot ishte ajo deri në 65 kilogram, ndërsa në vendin e parë ishte Jia Long e Kinës.

E kësisoj dhe mundja e vajzave ka dhënë spektakël në sallën olimpike “Feti Borova”, kurse Botërori i Mundjes, jo vetëm për moshën deri në 23 vjeç, por edhe për të rritur, për 11 ditë ka ardhur në transmetim të drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar..

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

OpenAI lanson “ChatGPT search” – që mund të sfidojë Google dhe Microsoft

Story i radhës

Gjykata Kushtetuese pezulloi një dispozitë nga Rregullorja për akomodim dhe rregull në Armatë, e cila i përket kryerjes së lirë të riteve fetare

Të fundit nga

ShkoLartë