Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka lëshuar alarmin në adresë të aleatëve lidhur me rrezikun që vijon të paraqesë mos arrestimi nga ana Serbisë i grupit terrorist i 24 shtatorit. Ky grup mund të përsërisë sulme të ngjashme, me atë të një viti më parë.
Këtë qëndrim të Drejtorit të Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, e ka mbështetur dhe nënkryetari i komisionit të sigurisë së Kuvendit të Kosovës, Enver Dugolli, i cili ka deklaruar se “është një kërkesë e drejtë në këtë kohe për shkak se Kosova nuk ka mundës të bëjë më shumë për arrestimin e këtij grupi terrorist”.
Kurse sa i përket presionit ndërkombëtare ndaj Serbisë, duhet të ndryshohet forma, në dukje Dukolli, duke mos mbetur në ato deklarative por me tone, më të ashpra dhe me sanksione.
Nga ana e tij, eksperti i të drejtës penale Arbër Jashari, thotë se përderisa ata janë të lirë përbëjnë rrezik të madh për sigurinë në veri të shtetit tonë, por është e vështirë të sillen para drejtësisë pas ata kanë shtet që mbështetë”.
Sfida e sigurisë dhe rreziku ndaj një sulmi të ngjashme si ai i 24 shtatorit, është diskutuar dhe nga NATO, ku komandanti i KFRO-it, Azkan Ulutash ka raportuar para ambasadorëve të akredituar në Bruksel, ai ka deklaruar se vazhduar të jetë një vit i ngarkuat me plot sfida për sigurinë në Kosovë.