Pak ditë kanë mbetur që të dihet përfundimisht se a do t’i besohet organizimi i Kampionatit Evropian U21 dy federatave që kanë shprehur dëshirën që së bashku të organizojnë këtë ngjarje të madhe, Federata e Furtbollit e Shqipërisë dhe Federata e Futbollit të Serbisë.
Padyshim se, nëse kjo ngjarja do të organizohet në bashkëpunim mes këtyre dy fedetarave në vitin 2027 do të shkaktojë zemërim të shqiptarët e Kosovës, kur kihet parasysh se çka ka përjetuar populli shqiptar i Kosovës nga Serbia në vitet e 90-ta, masakrat (1998 – 1999) ndaj popullatës.
Dihet se deri me tash edhe tifozët “Kuq e Zi” janë shprehur kundër po ashtu edhe nga Kosova.
Vendimi pritet që të merret më 16 dhjetor në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
Burimi: botasot.info