Mund të mbajë edhe mbushje bërthamore/ Rusia përgatitet të “hedhë” në luftë raketën hipersonike, “Avangard” u quajt i pathyeshëm nga Putini

December 17, 2022
1 minut lexim

Rusia duket se do të përdorë raketat hipersonike në luftën që ka nisur në Ukrainë.

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, e cila ka raportuar se një regjiment me një sistem raketor ndërkontinental hipersonik “Avangard” ka hyrë në detyrë luftarake në rajonin e Orenburgut.

Në një deklaratë thuhet se sistemi raketor do të rrisë aftësitë luftarake të Forcave Raketore Strategjike.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e përshkroi Avangardin si “të pathyeshëm” në vitin 2018 dhe pretendon se arma mund të godasë çdo objektiv në Tokë në 30 minuta dhe me një shpejtësi 27 herë më të lartë se shpejtësia e zërit.

Njoftimi vjen pas takimit të Putinit me komandantët e tij ushtarakë të premten dhe një breshërie sulmesh raketore ruse në një numër qytetesh të Ukrainës.

Kujtojmë se këto raketa mund të funksionojnë edhe me mbushje bërthamore.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Haradinaj tregon përse i kishte shkuar në shtëpi Milan Radojqiçit

Story i radhës

Ronaldo poston mesazhin enigmatik: Mos qani për…

Të fundit nga

ShkoLartë