Mund të jetë fatale! Pas këtyre tri ilaçeve nuk duhet të pini kurrë alkool

October 22, 2022
1 minut lexim

Nëse vuani nga një sëmundje dhe po merrni ilaçe, është e rëndësishme të dini nëse mund të konsumoni apo jo alkool në mënyrë të sigurt gjatë përdorimit të tyre.

Kur ju jepet medikamenti juaj, çdo paketë duhet të vijë me një fletëpalosje informacioni për pacientin, kjo ndihmon për të detajuar saktësisht se si duhet ta merrni ilaçin.

Kur bëhet fjalë për konsumimin e alkoolit pas ilaçeve, ka disa rregulla që duhet t’i përmbaheni gjithmonë, shkruan The Sun.

Këto janë tri ilaçet pas së cilave nuk duhet të pini kurrë alkool:

1.Propranolol

Propranololi është një medikament që përdoret për të trajtuar dhe ofruar lehtësim simptomash për një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë ankthin, problemet e zemrës dhe migrenën,

Propranololi është krijuar edhe për të ulur presionin e gjakut, për të ngadalësuar rrahjet e zemrës dhe për të reduktuar forcën e çdo rrahjeje.

2.Antibiotikët

Këshillohet që të shmangni pirjen e alkoolit kur merrni antibiotikë, veçanërisht nëse nuk ndiheni mirë pasi konsumimi i alkoolit mund të ngadalësojë shpejtësinë e shërimit tuaj.

Ka disa antibiotikë që kërkojnë që ju të shmangni plotësisht pirjen e alkoolit kur i merrni.

3.Ilaçet për ftohjen dhe gripin

Ilaçet pa recetë ndaj të ftohtit dhe gripit mund të reagojnë pas pirjes së alkoolit dhe mund të shkaktojnë pagjumësi dhe marramendje.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse keni ndërmend të vozitni.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kishte marrë goditje në bark, 35-vjeçari në Sarandë shkon me plagë thike në spital

Story i radhës

Tradhtia e Edi Ramës në optikën e rilindasit të madh, Sami Frashëri

Të fundit nga

Mesfushori Pjaniç kritikon Juventusin

Miralem Pjaniç, në një prononcim të shkurtër, analizoi sezonin që është duke zhvilluar “Zonja”, por jo vetëm. “Bardhezinjtë mund të kishin bërë pak më shumë, por ata kanë një trajner të ri
ShkoLartë