“Mund të dyshoj për para të pista”, Manjani “skanon” kontratën e lobimit të PD

May 1, 2025
1 minut lexim

Juristi Ylli Manjani komentoi në emisionin Now në Euronews Albania kontratën lobuese prej 6 milionë dollarësh të Partisë Demokratike në SHBA.

Sipas Manjanit, në momentin që donacioni mbi të cilin pretendohet se është bërë lobimi nuk është derdhur në llogarinë  e PD si subjekt politik shqiptar dhe nuk është bërë i ditur burimi i donacionit, mund të lindë dyshimi i arsyeshëm se bëhet fjalë për para të pista.

“Së pari, nuk lejohet pranimi i fondeve nga fondacione jo politike të huaja. Ka edhe një nen tjetër që thotë se çdo donacion mbi 1 mln lekë të vjetra ta inkasojë të llogarinë e saj, jo te “Make America Great Again” se mund të jetë gjithë Amerika Latine që ka para droge dhe ky quhet pastrim parash. Ligji shqiptar e ka vënë kushtin që ta pranosh ti donacionin, ta regjistrosh, kërkon të marrësh burimin e donatorit, SPAK s’ka nevojë të shkojë ta gjejë është kjo donacion apo jo.

PD ka blerë një shërbim amerikan dhe është futur në mes një garantor. Ku janë lekët në llogarinë e PD? PD është subjekt shqiptar, dhe çdo donacion duhet të inkasohet dhe të deklarohet në KQZ, ka rregulla. Nëse kjo procedurë nuk ka ndodhur, mua më lind dyshimi i arsyeshëm që janë para të pista”, tha Manjani.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Blerim Bexheti merr pjesë në festivalin Ndërkombëtar Folklorik “Saraj Fest”

Story i radhës

Kastrati largohet nga PDK-ja, kritikon Krasniqin

Të fundit nga

Dortmundi lëviz i pari,

Kapitulli tjetër në “thrillerin” e transferimeve! Telenovela për xhevahirin e mesfushës Xhob Bellingam (19) ka hyrë në raundin tjetër. Siç raportojnë “Sky” dhe “VAZ”, thuhet se drejtori sportiv i Dortmundit, Sebastian Kehl
sqmken
ShkoLartë