Thomas Muller është një futbollist i vështirë për t’u përkufizuar, deri në atë pikë sa për të është shpikur një term i ri: “raumdeuter”, ose më saktë ai që kërkon hapësira. Gjermani është ndoshta sekreti i fshehur më mirë nga Bayern dhe kombëtarja e Gjermanisë.
Nuk ka shifrat e një golashënuesi të pastër para portës, por është gjithsesi thelbësor për skuadrën. Megjithatë, kur e shikon, është e vështirë ta shpjegosh arsyen: fizik normale, teknikë normale, shpejtësi të mirë, por asgjë të jashtëzakonshme.
Një mister, deri në atë pika sa pak kohë më parë ka qenë vetë kampioni i botës në 2014-ën që ka shkatërruar mitin e një dhuntie të lindur për të qenë në vendin e duhur në momentin e duhur: sekreti i vërtetë është një tjetër.
“Njerëzit harxhojnë shumë kohë për t’i shpjeguar vetes ose pjesës tjetër të botës se si një futbollist pas aftësi të veçanta në driblim ose në fizik mund të jetë kaq efikas”, ka thënë Muller për Daily Mail.
“Më ndodhte kur isha më i ri, që njerëzit të shikonin ndeshjet e mia, ndoshta një në të cilën shënoja dy gola, dhe më pas më thonin po si ia bëre?’.
“Kështu është krijuar diçka mitike, speciale, kur ka një shpjegim shumë logjik. Një nga aftësitë e mia është ajo që provoj gjithmonë.
“Çdo sulmues e di se depërtimet mund të jenë të rrezikshëm, por jo të gjithë knë fuqinë të bëjnë 50 për ndeshje. Ndoshta 49 herë nuk ta japin topin ose e humb, futbolli është i bërë nga gabime.
“Ja pse duhet të provosh vazhdimisht, sepse ndoshta herën tjetër gabimin e bën mbrojtësi dhe ti shënon. Është diçka më logjike se sa të më japin një dhunti të lindur”. Me pak fjalë, asgjë legjendare, por shumë punë.
Megjithatë, në këtë dëshirë për të dhënë gjithmonë maksimumin, është një sekret me emrin Guardiola. Një që, edhe pse nuk arriti ta fitonte Champions League në Bavari, ka lënë gjithsesi shenjë.
“Avantazhi ynë ka qenë se Pep ka ardhur pas triplete-s të 2013-ës. Jupp heynckes sapo ishte tërhequr dhe Guardiola ka provuar gjithçka për të patur të njëjtin sukses.
“Dhe ne nuk kemi patur kohë për të shijuar triumfet sepse Pep na merrte frymën në çdo stërvitje. Donte t’i tregonte botës se mundtë fitonte edhe në një kampionat tjetër. Dhe ka qenë e rëndësishme për ne të vazhdonim të fitonim Bundesliga-n në atë periudhë.
“Pas Pep, ka patur dy ose tre vite në të cilat skuadrat e tjera kanë patur mundësinë të na hedhin nga froni. Kemi patur momente në të cilët kemi qenë të dobët, ndoshta edhe javë të tëra, por të tjerët nuk kanë përfituar.
“Ndoshta kemi qenë me fat, nuk e di. Ose ndoshta ishim thjesht më të mirët!”. Edhe kjo është e pashpjegueshme. Por, tashmë, Muller është mësuar.