muller largohet me 13 tituj ka me shume se messi dhe ronaldo 681bd6ca99cab

Muller largohet me 13 tituj, ka më shumë se Messi dhe Ronaldo

May 7, 2025
1 minut lexim

Lamtumirë e jashtëzakonshme për Thomas Mullerin nga Bayerni i Munihut: kampioni i Botës i vitit 2014 largohet si rekordmen i Bundesligës dhe i 5 ligave më të mira të Europës.

Që nga e diela është konfirmuar më në fund se 35-vjeçari do t’i thotë lamtumirë klubit të tij të dashur, pasi fitoi titullin e 13-të kampion.

Asnjë lojtar në Gjermani, Angli, Spanjë, Itali dhe Francë nuk ka fituar më shumë tituj kombëtarë.

Megjithatë, Thomas Muller nuk e mban këtë rekord i vetëm.

Para së gjithash, është legjenda e Junajtidit, Rajan Gigs.

Uellsiani gjithashtu fitoi Premier Ligën 13 herë me “Djajtë” nga viti 1993 deri në vitin 2013. Në total, ai luajti 24 vjet për Mançesterin (1990-2014).

Pas kësaj, Junajtid nuk e fitoi më kurrë kampionatin.

Shoku aktual i skuadrës së Mylerit, Kingsli Koman, ka fituar zyrtarisht gjithashtu 13 tituj në pesë ligat më të mira të Europës: 9 me Bayernin dhe më parë dy me PSG-në në Ligën 1 dhe Juventusin në Serinë A, shifra të pabesueshme për një 28-vjeçar. Pas tyre, me 12 tituj është Manuel Nojer.

Aq ka edhe Lionel Messi, 10 me Barcelonën dhe 2 me PSG. Ndërsa koleksioni i titujve të Kristiano Ronaldos duket mjaft modest. Në 19 sezone, ai ka fituar gjithsej shtatë kampionate: 3, së bashku me Gigsin, me Mançester Junajtid (2003-2009, 2021/22), dy me Real Madridin (2) nga viti 2009 deri në vitin 2018 dhe gjithashtu dy me Juventusin (2018-2021).

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

keshilli i evropes miliona euro analisti rajonal tregon humbjet qe po peson kosova per shkak te ngerd2abit politik 681bd30a9cb4a
Story i mëparshëm

“Këshilli i Evropës, miliona euro…”, analisti rajonal tregon humbjet që po pëson Kosova për shkak të ngërҫit politik

shefi i bmw parashikon qe tarifat prej 25 te trump per makinat e huaja do te ulen deri ne korrik 681bd7be4f8cf
Story i radhës

Shefi i BMW parashikon që tarifat prej 25% të Trump për makinat e huaja do të ulen deri në korrik

Të fundit nga

ShkoLartë