Arbnor Muja ka vazhduar të shkëlqej në elitën e futbollit belg me fanellën e Royal Antwerp.
Sulmuesi nga Kosova e ka filluar nga minuta e parë ndeshjen ndaj Westerlo në udhëtim që përfundoi me rezultat baras 3:3.
Muja ishte i plotë në këtë sfidë, derisa dha një asistim në minutën e 51-të për Michael Frey.
Ish-anëtari i Dritës deri më tani ka zhvilluar 11 ndeshje me fanellën e Royal Antwerp ku ka shënuar një gol e ka asistuar në tre të tjerë.