Premton Muja ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e SC Gjilanit.
Muja është i lumtur që iu dha rasti për të punuar me të rinjtë e Gjilanit.
“Nga sot nuk do te jem pjesë e klubit SC Gjilani U-19.
Me përgjegjësi dhe përkushtim të madh e dhash më të mirën për klubin ku jam rritur ku për këto vite përcjella 4 gjenerata , duke arritur suksese të mëdha tek U-19.
Lojtarët mbeten ata të cilët nuk do të harrohen asnjëherë për djersën dhe disiplinën e treguar brenda dhe jashtë fushës.
Faleminderit për besimin President Florim Zuka, dy ish-drejtoret, Sevdail Robelli dhe Sallah Sherifi, kolegëve të shkollës së futbollit, lojtarëve, ‘Skifterave’ dhe gjithë opinionit gjilanas”, njofton Muja.