Muharremaj: Rendimentet këtë vit kanë qenë më të dobëta së vitin e kaluar

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se këtë vit rendimentet janë më të dobëta se vitin e kaluar.

Muharremaj në emisionin “Info Nata” ka treguar arsyet pse këtë vit rendimentet kanë qenë më të dobëta.

“Unë isha në terren dhe kam bisedë çdo ditë me bujqit. Këtë vit rendimentet janë kanë më të dobëta për 30%, pasi që kushtet klimatike kanë ndikuar. Ka qenë arsyeja pasi që një thesë pleh artificial ka kushtuar shumë shtrenjtë, nuk kanë mundur të ushqejnë tokën si duhet. Kjo një negative që kanë munguar rendimentet. Ndoshta dhe subvencionet janë ndarë me vonesë, mirëpo rendimentet kanë qenë shumë më të dobëta këtë vit se vitin e kaluar”, tha ai.

Ai thotë se Suhareka i ka “të gjitha të mira”.

“…ka boston të mirë, ka rrush të mirë, ka njerëz të mirë, të gjitha i ka të mira Suhareka”, theksoi Muharremaj. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dua Lipa konfirmon pjesëmarrjen në “Sunny Hill”: Po vij në shtëpi

Story i radhës

Horoskopi ditor, e premte 15 korrik 2022

Të fundit nga