Muhamed Thaçi jep dorëheqje nga pozita e kryetrajnerit të klubit të basketbollit Rahoveci.
Rahovecianët janë në fund të renditjes me 16 pikë pas 14 jave të zhvilluara në Superligën e Kosovës.
“Miq të dashur, dashamirë të basketbollit!
Nga sot më nuk do jem trajner i KB Rahovecit, kam ofruar dorëheqjen time, dhe me mirëkuptim ,dashamirësi ndahem nga klubi!
Ju falënderoj të gjithëve për përkrahjen tuaj. posaçërisht qytetin e rrushit.
Planet që i bëj vet nuk janë më të mira se planet që i ka shkruar Zoti për mua”, – njofton Thaçi.