Mucunski takohet me kolegun indian, Xhaishankar

1 minut lexim

Nju Jork, 28 shkurt – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Jashtme, Timço Mucunski, në margjinat e Asamblesë së 79-të të përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka realizuar takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Indisë, Subramanjam Xhaishankar.

“Bashkëbiseduesit kanë biseduar për avancimin e marrëdhënieve bilaterale, me theks të posaçëm në intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e këmbimit tregtar mes dy vendeve. Me këtë rast, janë shqyrtuar mundësitë për thellimin e biznes lidhjeve në disa sektorë”, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Në mënyrë shtesë, ministrat kanë diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit multilateral, me ç’rast e kanë konfirmuar përkrahjen e përbashkët për rolet konstruktive që dy vendet i kanë në skenën globale.

“Takimi mes ministrave Mucunski dhe Xhaishankar i ka vendosur bazat për përforcimin e mëtejshëm të marërdhënieve bilaterale dhe ka hapur perspektiva të reja për bashkëpunim në sfera të ndryshme me interes të përbashkët”, njofton MPJ.

BURIMI: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Kur zbulohet emri i drejtorit të ri të policisë? Eksperti i sigurisë jep detaje: Koha që të ndryshojë mënyra e…

Story i radhës

Lideri suprem i Iranit dërgohet në një lokacion më të sigurt, Hezbollahu thotë se ka lansuar raketa mbi Izraelin

Të fundit nga