Mucunski në Lubjanë shprehu falenderime për kujdesin ndaj pacientëve tanë të hospitalizuar në Slloveni

March 21, 2025
1 minut lexim

Shkup, 21 mars – Një falenderim i sinqertë, në emër të popullit të Maqedonisë, qeverisë dhe shtetit, për nivelin e lartë të solidaritetit që Sllovenia po tregon – dëshmi e respektit të thellë mes vendeve dhe popujve tanë”, theksoi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski sot në Lubjanë, në takime të veçanta me ministren e Punëve të Jashtme, Tanja Fajon dhe ministren e Shëndetësisë Valentina Prevolnik Rupel dhe personelin mjekësor që kujdeset për pacientët tanë të hospitalizuar në Slloveni.

 

“Kam pasur rastin të marr personalisht informacion nga ekipi mjekësor dhe të takoj kuadrin profesional që ka ndihmuar në një segment jashtëzakonisht të rëndësishëm – organizimin dhe zbatimin e transportit mjekësor të pacientëve. Dhe në Slloveni, ambasada jonë, me të gjitha kapacitetet e saj, është në dispozicion të plotë të familjeve të pacientëve. Shtabi i Krizave nga Shkupit është në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet e përfshira në procesin e transportit, pranimit dhe trajtimit”, njofton Mucunski në profilin e tij në Fejsbuk. qa/

Foto: Fejsbuk i ministrit, Timço Mucunski

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Nikolloski: Kontrolle të mëdha të licencave, 97 subjekte juridike nuk plotësojnë kushtet ligjore

Story i radhës

Shqipëria kalon me sukses raundin e pestë të vlerësimit të GRECO-s për parandalimin e korrupsionit

Të fundit nga

Murtezani në seancën e Këshillit kombëtar

Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot në seancën e Këshillit kombëtar për eurointegrime tha se Agjenda e reformave për periudhën 2024 – 2027, e cila rrjedh nga Plani i Rritjes për
sqmken
ShkoLartë