Mucunski i zhgënjyer nga Gjorgievi, “minohen pozitat e politikës së jashtme të shtetit”

min lexim

Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, është zhgënjyer nga deklaratat e fundit të bashkëkryetarit aktual të Komisionit Historik me Bullgarinë, Dragi Gjorgiev. Historiani në një intervistë televizive tha se është i pakënaqur me qëndrimin e qeverisë dhe nuk dëshiron të jetë më pjesë e Komisionit, veçanërisht për shkak se kryeministri Hristijan Mickoski i ofendoi anëtarët me deklaratën se nuk i mbrojnë interesat kombëtare të popullit maqedonas.

“Këto ditë shoh se si një shkencëtar i cili është angazhuar dhe i paguar në një mënyrë korrekte nga shteti për ta kryer punën shkencore, përpiqet që të profilizohet politikisht”, tha Timço Mucunski – ministër i Punëve të Jashtme.

Sipas Mucunksit deklaratat e këtilla të shkencëtarëve minohen pozitat e politikës së jashtme dhe siç shton, me gjeste të vogla mund t’i shkaktohet dëm serioz interesit të shtetit.

“Ne ministrat kemi legjitimitet nga qytetarët që të sjellim vendime politike, ndërsa shkencëtarët kanë për obligim që ta bëjnë punën e tyre shkencore dhe të jem i sinqertë, jam i zhgënjyer nga qasja e këtillë që e shoh ditëve të fundit”, shtoi ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski.

Ministri bëri të ditur se në javët në vijim do të ketë ndërrim kuadrosh në komisionet me Bullgarinë, por edhe me Greqinë. Megjithatë, ai thotë se përbërja aktuale e Komisionit të Përzier Historik nuk do të ndryshohet tërësisht, në mënyrë që të ketë vazhdimësi të kuadrove.

Jozyrtarisht, disa prej anëtarëve aktualë nuk do t’u vazhdohen kontratat e punës që skadon më 15 shtator. Takimi i radhës mes historianëve maqedonas dhe bullgarë është caktuar për më 18 shtator në Shkup dhe siç tha Gjorgiev, puna është bllokuar për temën e Goce Dellçevit.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

“Kurrë s’u ngina me ty”, Koci i emocionuar rrëfen momentin kur nëna e kishte identifikuar trupin e Faton Hajrizit

Story i radhës

Angli, rritet shkalla e vjedhjes së telefonave inteligjent

Të fundit nga