mucunski eshte koha e fundit te vazhdojme rrugen evropiane dhe be te marre vendim strategjik se si do te veprohet me tej me shembullin tone 6787ac6a78f6c

Mucunski: Është koha e fundit të vazhdojmë rrugën evropiane dhe BE të marrë vendim strategjik se si do të veprohet më tej me shembullin tonë

January 15, 2025
min lexim

Shkup, 15 janar – Këtë vit 2025, fatkeqësisht shënojmë një përvjetor shumë të palavdishëm, 20 vjet nga marrja e statusit kandidat. Është koha e fundit që të vazhdojmë rrugën evropiane. Është koha që Unioni të marrë një vendim strategjik se si të vazhdohet me shembullin tonë si një lloj lakmusi për kredibilitetetin e historisë evropiane në rajon dhe më gjerë, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në mëngjesin e punës me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të akredituar në vend.

“Të gjithë jemi plotësisht të vetëdijshëm për sfidat komplekse gjeopolitike me të cilat përballet Evropa, por edhe bota. Në kohë pasigurie, integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor paraqet domosdoshmëri gjeostrategjike e cila do të kontribuojë në forcimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në kontinent. Ne do të vazhdojmë rolin tonë si partner konstruktiv dhe shembull në rajon, të përkushtuar në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal. Ju siguroj se fokusi ynë si qeveri do të jetë edhe më i përqendruar në zbatimin e reformave në fusha kyçe si sundimi i ligjit dhe gjyqësori, një luftë e përkushtuar dhe jo selektive kundër korrupsionit, veçanërisht korrupsionit të profilit të lartë, avancimi i efikasitetit të institucioneve, reforma në administratën publike dhe kuptohet forcimi i kapaciteteve ekonomike të shtetit”, tha Mucunski.

Ai theksoi se ky angazhim do të vazhdojë në aspektin e detyrimeve të agjendës reformuese dhe realizimit të qëllimeve të Planit të rritjes si instrument i rëndësishëm për nxitjen e zhvillimit ekonomik, bashkëpunimit të ndërsjellë dhe afrimit të vendit dhe gjithë rajonit drejt BE-së.

Megjithatë, nënvizoi ministri Mucunski, procesi i qasjes në BE duhet të mbetet kredibil i bazuar në merita dhe të ofrojë parashikueshmëri. Avancimi që po arrijmë, shtoi ai, duhet të jetë i njohur dhe mbështetja nga vendet anëtare është thelbësore për ruajtjen e besimit në perspektivën evropiane.

“Këtë vit 2025, fatkeqësisht po festojmë një përvjetor shumë të palavdishëm, 20 vjet nga marrja e statusit kandidat. Pikërisht dy dekada në të cilat morëm një sërë vendimesh madhore në të cilat bëmë kompromise të dhimbshme në emër të realizimit të aspiratës së gjeneratave për anëtarësim në BE. Është koha e fundit që të vazhdojmë rrugën evropiane. Ne jemi të gatshëm për dialog me vullnet të mirë dhe gjetjen e zgjidhjeve racionale. Është koha që Unioni të marrë një vendim strategjik se si të vazhdojë me shembullin tonë si një lloj lakmusi për kredibilitetin e historisë evropiane në rajon dhe më gjerë. Pastaj rruga përpara na çon përmes bilateralizimit të vazhdueshëm të procesit të anëtarësimit dhe kushtëzimit të çështjeve që kanë pak të përbashkëta me thelbin e idesë evropiane dhe vlerat e saj. Përkundrazi, nevojiten përgjegjësi gjeopolitike dhe vendime që do të na afrojnë më shumë se sa do të na ndajnë, që do të ndërtojnë ura të bazuara mbi gjithçka që ndajmë dhe gjithçka që na lidh”, ka thënë mes tjerash Mucunski.

Ai pret edhe fillim të negociatave qasëse dhe hapjen e kapitujve këtë vit.

“Shpresoj dhe pres që në vitin 2025 do të bëjë hapa të mëdhenj në harmonizimin e mëtejshëm me standardet evropiane dhe fillimin e procesit të negociatave përmes hapjes së kapitujve negociues bashkë me ju, përmes dialogut dhe partneritetit të rregullt, jam i bindur se mund të realizojmë këto qëllime ambicioze”, ka thënë Mucunski duke shprehur pritshmëritë për bashkëpunim të suksesshëm në vitin vijues.

Ambasadori i BE-së në Shkup, Mihalis Rokas tha se me optimizëm shikon për vitin e ardhshëm për shkak të përpjekjeve të shumta të investuara deri më tani që filloi me prerjen e shiritave për dy projekte shumë të rëndësishme nga Korridori 8 dhe Korridori 10. Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e miratimit të agjendës reformuese.

Kur bëjmë përpjekje për të dhënë rezultate, dëshmojmë se gjithçka është e mundur. Shpresoj se ky vit nuk do të jetë vetëm për prerjen e shiritit, por edhe për progres në procesin e anëtarësimit. Ne kemi një platformë të shkëlqyer për të punuar, agjenda reformuese është një dokument i madh, por përmban gjithashtu kuti të rëndësishme që duhet të shënohen për vitin 2025. Janë të shumtë dhe së bashku ekipi im nga Delegacioni i BE-së do t’ju ndihmojë juve, kryeministrin dhe Ministrinë për Çështje Evropiane në avancimin e kësaj agjende të rëndësishme, tha Rokas.

“Ka shumë mirëkuptim dhe vullnet të përbashkët që të lëvizin proceset në Bruksel. Sundimi i së drejtës është fushë me rëndësi kyçe. Gjyqësia, sundimi i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë një fushë që do të mundësojë që Maqedonia e Veriut të bëjë hap të madh para, sepse do të kthehet besimi. Kjo është diçka e rëndësishme, do të punojmë krah për krah me ju dhe ministrinë e Drejtësisë”, ka thënë Rokas duke shtuar se sivjet do të shënohet me shumë arritje në rrugën evropiane të vendit.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

perfundoi shporta e vitit te ri qeveria shporta dha rezultate lsdm ishte deshtim pasuroi tregtaret varferoi qytetaret 6787abb9ec07d
Story i mëparshëm

Përfundoi “Shporta e Vitit të Ri”, Qeveria: “Shporta” dha rezultate, LSDM: Ishte dështim, pasuroi tregtarët, varfëroi qytetarët!

presidenti begaj takim me perfaqesuesit e zyres rajonale per bashkepunim rinor 6787b11e4d8f0
Story i radhës

Presidenti Begaj takim me përfaqësuesit e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë