mucunski e vizitoi spitalin karolinska ne stokholm ku ishin shtruar pacientet nga maqedonia e veriut te lenduar ne zjarrin ne kocan 68223fa2ef55f

Mucunski e vizitoi Spitalin “Karolinska” në Stokholm, ku ishin shtruar pacientët nga Maqedonia e Veriut të lënduar në zjarrin në Koçan

May 12, 2025
1 minut lexim

Shkup, 12 maj – Në kuadër të vizitës dyditore pune në Suedi, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot vizitoi Spitalin Universitar “Karolinska” në Stokholm, ku janë shtruar katër pacientë të lënduar në zjarrin në Koçan.

Gjatë vizitës, siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Mucunski u takua me menaxhmentin e spitalit, gjatë së cilës u prezantuan kapacitetet, burimet dhe ekspertiza e këtij institucioni të njohur shëndetësor, i cili në vitin 2025 u rendit si spitali i pestë më i mirë në botë.

Ministri shprehu mirënjohje të sinqertë për të gjithë personelin mjekësor për solidaritetin, nivelin e lartë të kujdesit dhe profesionalizmin.

“Patëm një mundësi të shkëlqyer që së pari të falënderojmë drejtorin e spitalit, mjekët dhe infermierët që punuan me pacientët tanë, por edhe ta shfrytëzojmë këtë vizitë për të fituar përvoja dhe motivim shtesë për bashkëpunim”, deklaroi ministri Mucunski.

Në kuadër të bisedimeve u ngrit edhe çështja e mundësive për vendosjen e bashkëpunimit institucional midis sistemeve shëndetësore së Maqedonisë së Veriut dhe Suedisë, me theks në shkëmbimin e përvojave, ekspertizës dhe mbështetjes.

Biseduam për bashkëpunimin e mëtejshëm midis qendrave tona mjekësore dhe autoriteteve tona shëndetësore me Qendrën Mjekësore “Karolinska”, në shumë fusha konkrete. Mbetet t’i transferojmë ato kontakte dhe mundësi në institucionet në Shkup dhe, së bashku me kolegët tanë, të fillojmë ta zhvillojmë më aktivisht atë bashkëpunim në sektorin e kujdesit shëndetësor”, shtoi ministri në deklaratën e tij.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

bekim sali perkujton komandant harun aliun emri i tij do te jetoje perhere ne historine e qendreses sone kombetare 68223f9ea8061
Story i mëparshëm

Bekim Sali përkujton Komandant Harun Aliun: Emri i tij do të jetojë përherë në historinë e qëndresës sonë kombëtare

pd rikthehet e para ne lezhe rezultatin final do ta vendosin kutite e fundit 682244ff11fec
Story i radhës

PD rikthehet e para në Lezhë, rezultatin final do ta vendosin kutitë e fundit

Të fundit nga

Vdes Nazmi Shabani, ish-luftëtari i UÇK-së

Me dhembje të thellë është bërë e ditur ndarja nga jeta e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nazmi Shabani. Ai ndërroi jetë papritmas pas një sulmi të befasishëm që fatkeqësisht i
ShkoLartë