Muçi flet pasi i dha kualifikimin Legias: Ishte instiktive, i lumtur që mora vendimin e duhur

August 18, 2023
1 minut lexim

Ernest Muçi ishte heroi i Legias së Varshavës.

Sulmuesi shqiptar hyri në fushën e lojës në minutat shtesë të kohës së rregullt dhe në sekondat e fundit të ndeshjes shënoi golin që i dha kualifikimin polakëve përballë Austrisë.

Talenti i dalë nga akademia e Tiranës ka dhënë një intervistë pas përfundimit të sfidës, ku ka dhënë përshtypjet e tij mbi këtë përballje mjaft dramatike dhe emocionuese.

“Ishte një ndeshje e çmendur. Djemtë dhanë gjithçka dhe e meritonin ta fitonin këtë ndeshje.

Është  shumë e rëndësishme për ne që të kalonim në raundin tjetër. Jam shumë i kënaqur që hyra në fushë dhe fituam ndeshjen.

Gjatë gjithë kohës kur isha në stol po mendoja se nuk ka më ndeshje përtej kësaj.

Kur ishte 3-3 mendova: “Në rregull, kohë shtesë“.

Por isha me fat që patëm një shans tjetër dhe shënova.

Sigurisht që doja ta bëja këtë.

Por ka të bëjë më shumë me instiktin. Unë nuk mendoj për asgjë kur hyj në fushë. Marr vendime në moment.

Jam i lumtur që mora vendimin e duhur dhe fituam ndeshjen. Kundërshtari i radhës?

Do të jetë një ndeshje e vështirë, por edhe kjo ishte një ndeshje e vështirë.

Për të shkuar në grupe na duhet të bëjmë historinë përsëri kundër tyre. Jemi gati dhe do të përgatitemi”, ka deklaruar Ernest Muçi.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Policia i gjeti në shtëpi armë dhe municion, përfundon prapa grilave 39-vjeçari

Story i radhës

Koncesioni 100 mln euro i “Sterilizimit”, flet drejtori që u la me “detyrim paraqitje”

Të fundit nga

​Kadri Veseli feston datëlindjen e 58-të

Kadri Veseli feston sot ditëlindjen e tij të pesëdhjetetetë. Ai u lind më 31 maj 1967 në Mitrovicë. Shkollimin fillor e kreu në shkollën “Ismail Qemali” në Bair të Mitrovicës. Dy vite

Horoskopi i datës 31 maj 2025

Dashi Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime dhe do doni që partneri të
sqmken
ShkoLartë