Muçi beson te ftesa

min lexim

Ernest Muçi është përshtatur shumë shpejt dhe shumë mirë te Besiktas.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ia ka dalë që të kthehet në një pikë kyçe për ekipin turk, duke fituar kështu edhe zemrat e tifozëve të klubit bardhezi. Teksa në një intervistë të dhënë së fundmi për “TotemTV”, Muçi ka folur pikërisht për eksperiencën e tij në Turqi.

“Unë mund të luaj në çdo pozicion në sulm por do të doja të isha më në qendër, të jem më afër mesfushorëve apo të tjerëve, të jap asiste e të jem afër portës dhe të ndihmoj ekipin që të shënoj. Është e rëndësishme që të lëvizësh shumë, mua më pëlqen të ndryshoj pozicione. Këtu më japin liri dhe falënderoj trajnerët që më besojnë.

Ishte e thjeshtë për mua të përshtatesha këtu sepse vendi im është pak a shumë e njëjta kulturë e ushqime. Edhe fjalët i kemi disa turqisht. Për mua ishte shumë e lehtë, edhe për familjen time ishte një përshtatje e thjeshtë. Mënyra se si sillen njerëzit, ushqimi, koha është e mirë. Edhe djemtë janë miqësorë dhe më bëjnë të ndihem si në shtëpi. Ishte e lehtë të përshtatesha”, tha fillimisht Muçi.

Më tej, ish-sulmuesi i Tiranës dhe Legias së Varshavës u ndal të fliste për Euro 2024, kompeticion në të cilin merr pjesë edhe Shqipëria. Muçi thotë se grupi i cili përbëhet nga Spanja, Kroacia dhe Italia është i vështirë, por në kompeticione të tilla duhet të zhvillosh ndeshje të mëdha.

“Ishte një arritje e madhe për vendin tonë të shkonim në Europian. Grupi është i vështirë, por kur je në këto kompeticione është më mirë të luash ndeshje të mëdha.

Ndaj për mua është entuziazmuese, po e pres me padurim të jem pjesë e këtyre ndeshjeve.

Por tani është e rëndësishme që të jemi sa më të shëndetshëm, të mbyllim gjithçka mirë këtu në klub dhe pastaj të fitojmë Kupën. Pastaj të fokusohemi te ekipi kombëtar pasi është një event i rëndësishëm për ne si vend”, tha më tej 23-vjeçari shqiptar.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Komuna e Prishtinës vazhdon aksionin e rrënimit të tejkalimeve të lejeve ndërtimore

Story i radhës

Demi Moore rikthehet në Kanë pas 25 vitesh, publiku e duartrokiti për 13 minuta

Të fundit nga