Banori më i ri i Big Brother VIP Albania, Qetsor Ferrunaj i habiti të gjithë kur pa kaluar ende 24 orë nga hyrja e tij në këtë program, bëri dush duke u zhveshur nudo para kamerave. Video e tij u bë menjëherë virale në rrjet, por ky fakt ka marrë vëmendjen dhe të banorëve të tjerë të shtëpisë.
Së fundmi, ka qenë Olta Gixhari dhe Jori Delli të cilat i kanë thënë Qetsorit, që të sigurohet që banorët po e po, por dhe ndjekësit, të kenë fjetur kur ai bën dush.
Ndërsa ky i fundit nga ana e tij është shprehur se nuk e ka problem faktin e të bërit dush nudo, pasi pjesa e poshtme e xhamit nuk është transparent.
Debati
Olta: Lahesh pa të brendshme ti aty?
Qetsori: Po
Olta: Ça flet? Në ca ore lahesh ti?
Qetsori: Kur flenë të gjithë
Olta: Dukesh
Qetsori: Po punë e madhe mu prish puna pse ca po bëj?
Jori: Nudo? Joo për zotin jo
Qetsori: Nuk duket se është fluid
Olta: Ndaj po i them ca ore lahesh sigurohu që këtu po e po por dhe jashtë ti ketë zënë gjumi të gjithë