msh nje pacient nga austria kthehet sot ne shtet ekipe te huaja per rehabilitim kane mberritur ne qendrat tona 67ee80b723712

MSH: Një pacient nga Austria kthehet sot në shtet – ekipe të huaja për rehabilitim kanë mbërritur në qendrat tona

April 3, 2025
1 minut lexim

Ministria e Shëndetësisë informon se një nga të lënduarit në zjarrin në Koçan, i cili ishte hospitalizuar në një qendër mjekësore në Austri, kthehet sot në shtet. Pas mbërritjes, ai do të mbahet nën vëzhgim 24-orësh, sipas protokolleve mjekësore.

Aktualisht, në qendrat mjekësore jashtë vendit po trajtohen 80 pacientë, nga të cilët dy trajtohen në mënyrë ambulatore. Nuk ka ndryshime në gjendjen e tyre krahasuar me ditët e kaluara.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, në Klinikën e Kirurgjisë Plastike është pranuar një pacient i kthyer nga Greqia, i cili, pas ekzaminimeve të nevojshme, do të dërgohet në trajtim shtëpiak. Aktualisht, në këtë Klinikë janë të hospitalizuar tre pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka pasur pacientë të rinj të hospitalizuar në Klinikën e Toksikologjisë.
Në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” janë hospitalizuar tre pacientë, ndërsa në Klinikën e Kirurgjisë “Shën Naum” vazhdojnë të qëndrojnë të shtruar gjashtë pacientë.
Në Klinikën e Pulmologjisë, dy pacientët që ishin të hospitalizuar janë dërguar në trajtim shtëpiak, që do të thotë se aktualisht nuk ka pacientë të shtruar nga aksidenti në Koçan. Ndërkaq, në institucionet private nuk ka ndryshime në numrin e pacientëve të hospitalizuar.

Gjithashtu, në vend kanë mbërritur ekipe nga jashtë me përvojë të madhe në rehabilitimin e pacientëve me djegie, të cilat po vlerësojnë kushtet hapësinore dhe pajisjet në disa qendra të rehabilitimit për pacientët me djegie.

Ministria e Shëndetësisë mbetet në komunikim të vazhdueshëm me ekipet mjekësore brenda dhe jashtë vendit, duke u angazhuar për të ofruar kujdesin më të mirë të mundshëm për secilin pacient të lënduar nga aksidenti në Koçan.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

toshkovski zero kallezime penale per tragjedite ne spitalin modular laskarce dhe besa trans per kocanin 31 persona jane ne paraburgim 67ee80b3a3b5a
Story i mëparshëm

Toshkovski: Zero kallëzime penale për tragjeditë në Spitalin Modular, Laskarcë dhe Besa Trans, për Koçanin 31 persona janë në paraburgim

gashi mexhiti e fetai takuan presidentin shqiptar bajram begaj 67ee80bb6f112
Story i radhës

Gashi, Mexhiti e Fetai takuan presidentin shqiptar Bajram Begaj

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë