msh nje pacient leshohet nga lubjana 68 persona mbeten per tu trajtuar jashte vendit 67f29150de2a8

MSH: Një pacient lëshohet nga Lubjana, 68 persona mbeten për t’u trajtuar jashtë vendit

April 6, 2025
1 minut lexim

Në qendrat mjekësore jashtë shtetit po trajtohen 68 persona, ndërsa një pacient është liruar nga qendra mjekësore në Lubjanë dhe trajtimin mjekësor do ta vazhdojë në një tjetër shtet ku ka sigurim shëndetësor.

“Janë paralajmëruar disa lirime të pacientëve në ditët në vijim, pas përfundimit të procedurave sipas protokolleve. E pandryshuar mbetet gjendja e pacientëve që po trajtohen jashtë vendit, përfshirë edhe pacientët në gjendje kritike”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në klinikat e Shkupit po trajtohen 11 pacientë prej të cilëve 6 në Klinikën e kirurgjisë “Shën Naum i Ohrit”, 2 në Klinikën e toksikologjisë, 1 pacient në Klinikën e kirurgjisë plastike (tre janë liruar për trajtim në shtëpi) dhe 2 pacientë në “Sistina”.

“Ne po e ndjekim përditë situatën me pacientët e lënduar dhe do të vazhdojmë të informojmë publikun çdo ditë, duke ofruar kujdesin dhe trajtimin më të mirë të mundshëm për të gjithë pacientët”, thonë nga ministria.

Zjarri përfshiu diskotekën “Puls” në Koçan mëngjesin e 16 marsit, ku jetën në këtë tragjedi të rëndë e humbën 60 persona.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

taravari mohon zerat per bashkim me selen promovon shabanin si kandidatin e tyre 67f2914fdc853
Story i mëparshëm

Taravari mohon zërat për bashkim me Selën, promovon Shabanin si kandidatin e tyre

nje pjese e nxenesve te shkollave te mesme ne vend tashme kane marre njohuri se si duhet reaguar ne rast zjarri ose termeti 67f29150ee7ad
Story i radhës

Një pjesë e nxënësve të shkollave të mesme në vend tashmë kanë marrë njohuri se si duhet reaguar në rast zjarri ose tërmeti

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë