Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

MSH nënshkruan kontratë në vlerë të 780 mijë eurove ku përfitojnë 22 komuna – Gazeta.mk

MSH nënshkruan kontratë në vlerë të 780 mijë eurove ku përfitojnë 22 komuna

1 minut lexim

Me qëllim të mbështetjes së nivelit të Kujdesit Parësor Shëndetësor (KPSH), përmes fondeve të projektit “Kosovo Emergency Covid-19 Project-AF”, Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar kontratë për furnizim me automjete specifike për nivelin e Kujdesit Parësor Shëndetësor.

“Vlera e përgjithshme e kontratës është 748,000.00 Euro. Nga ky projekt do të përfitojnë 22 komuna të Republikës së Kosovës, përkatësisht 22 qendra të Kujdesit Parësor Shëndetësor do të kenë në dispozicion automjete me pajisje të integruara për transport të sigurt të vaksinave dhe për vizitë të pacientëve në shtëpi”, thuhet në njoftim.

Ky projekt është në kuadër të objektivit kryesor të Ministrisë së e Shëndetësisë, e cila mbetet e përkushtuar që në qendër të vëmendjes të jetë pacienti dhe shërbimet të cilat i ofrohen, duke përfshirë edhe furnizimin me pajisje dhe aparaturë moderne.

Kohë më parë, Ministria e Shëndetësisë ka furnizuar me pajisje për shërbime akute dhe emergjente 34 Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, nesër përuron rrugën “Ibrahim Rugova” në Çair

Story i radhës

Studimi: Djemtë dhe burrat kanë më shumë gjasa të vdesin më shpejt se vajzat dhe gratë

Të fundit nga