​MSh jep detaje për rastin e helmimit në Han të Elezit

min lexim

Zëvendësministri i Shëndetësisë Arsim Berisha, bashkë me këshilltarin politik të Ministrit Latifi, Anton Shllaku qëndruan sot në Komunën e Hanit të Elezit për të trajtuar çështjen e dyshimeve për helmimin e qytetarëve nga uji i pijes në disa fshatra të kësaj komune.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se zyrtarët e ministrisë kanë vziituar 200 pacientë.

MSh dhe SHSKUK kanë ndihmuar QKMF-në e Hanit të Elezit me furnizime me medikamente dhe materiale shpenzuese të nevojshme të kërkuara si nevoja emergjente.

Ekipet e IKSHPK-së ndërkaq, kanë marrë edhe sot mostra për analizë laboratorike të ujit pas dyshimeve për intoksikim të ujit.

Me qëllim të përballimit të situatës dhe ofrimit të shërbimeve për të gjithë qytetarët me ankesa, QKMF e Hanit të Elezit është mbështetur nga ekipet e Kujdesit Parësor Shëndetësor nga Komuna e Ferizajt dhe Komuna e Vitisë.

Agjensioni i Menaxhimit të Emergjencave në kuadër të MPB-së, përmes cisternave, ka siguruar ujë të pijes për banorët e zonave ku qytetarët kanë pasur probleme shëndetësore, derisa IKSHPK të konfirmojë rezultatet e mostrave të marra për analizat e ujit. 

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, ka vizituar gjithashtu komunën e hanit të Elezit duke ju ofruar mbështetje autoriteteve lokale për menaxhimin e situatës.

Situata është nën monitorim të vazhduar dhe MSH, së bashku me IKSHPK-në dhe dikasteret e tjera relevante si MPB-AME dhe MAPL janë në terren dhe në Komunikim të vazhduar me autoritetet komunale për menaxhimin e situatës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Në NATO, për trafik droge/ Përplasen në komision Majko me Bardhin

Story i radhës

Ambasadori Qehaja vizitoi ITSHKSH, premtoi bashkëpunim përmbajtësor ndërinstitucional

Të fundit nga