MSH: Interesi i ulët për vaksinim – fushatë “derë me derë”!

Mbi 30 ekipe mjekësore nga shtëpitë e shëndetit në vend, në pesë javët e ardhshme do t`i vizitojnë familjet ku ka përfshirje të ulët të personave të vaksinuar dhe do t`i informojnë për përfitimet nga imunizimi. Ata do të shpërndajnë material promovues dhe do të caktojnë termine për vaksinime nga kalendari i rregullt për imunizim, njofton KlanM.

Qytetarët mbi 60 vjeç do të kenë mundësi që në venngjarje të marrin vaksinën polivalente kundër COVID-19 si dozë “booster”.

Aktivitetet janë në kuadër të fushatës së MSH-së poër promovimin e imunizimit me rastin e shënimit të Javës Evropiane të Imunizimit. Me këtë fushatë, sic njofton KlanM, do të përfshihen 120 vendbanime në 20 komuna, ku është regjistruar përfshirje e ulët e vaksinimit të fëmijëve dhe vaksinimit kundër COVID-19. Fushata do të zgjasë deri në fund të majit dhe planifikohet të vizitohen mbi 2.900 familje.

Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se nga viti 2020 e këndej disa fëmijë nuk I kanë marrë një ose disa vaksina, duke llogaritur këtu edhe vaksinën kundër lisë së ujit.

Interesi I ulët për vaksinim, sic percjell KlanM, sjell rreziqe nga sëmundje të rrezikshme tek fëmijët dhe për këtë shkak bëhet thirrje që fëmijët t`i marrin vaksinat e nevojshme.

Story i mëparshëm

Zelensky: Mbi 60 objekte kulturore ukrainase janë shkatërruar nga rusët

Story i radhës

Bekteshi: Kufizimi i marzheve tregtare për produktet ushqimore bazë vazhdon deri më 30 qershor 2023

Të fundit nga