msh bullgare gjendja e 14 te lenduarve qe po mjekohen ne bullgari edhe me tej eshte kritike 67d984fb52419

MSH bullgare: Gjendja e 14 të lënduarve që po mjekohen në Bullgari edhe më tej është kritike

March 18, 2025
1 minut lexim

Shkup, 18 mars – Gjendja e 14-të të lënduarve në zjarrin në Koçan që po mjekohen në Bullgari edhe më tej është kritike, njoftoi Ministria e Shlndetësisë në Faqen e saj të Fejsbukut.

Tetë pacientët e shtruar në Spitalin universitar dhe Qendrën mjekësore N.I Pirogov janë në ventilim mekanik dhe qëndrojnë në terapi intensive.

Sipas informacioneve nga spitali i Varnës, tre pacientët që janë tek ata janë në gjendje të rëndë, dy janë në ventilim mekanik dhe njëri po përdor maskë hundore për mjekim me oksigjen.

Gjendja e pacientëve në Spitalin universitar “Sveti Georgi” në Plovdiv është e rëndë, por stabile. Trajtimi i tyre vazhdon në terapi intensive, sipas informacioneve të Ministrisë bullgare të Shëndetësisë.

Sot në Bullgari është shpallur ditë zie në kujtim të viktimave në Koçan dhe solidaritet me popullin e Maqedonisë së Veriut.

Në disa qytete bullgare janë organizuar aksione për dhurimin e gjakut për viktimat e zjarrit.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

32 vjecari nga kumanova nderron jete ne spital autoritetet po hetojne rastin 67d984c04272b
Story i mëparshëm

32-vjeçari nga Kumanova ndërron jetë në spital, autoritetet po hetojnë rastin

maskoheshin si punetore dhe vidhnin energji per shtepite e barit si u zbulua banda mafioze e shqiptareve ne angli 67d98a5a3036e
Story i radhës

Maskoheshin si punëtorë dhe vidhnin energji për shtëpitë e barit, si u zbulua banda mafioze e shqiptarëve në Angli

Të fundit nga

Theo Hernandez i është ofruar Realit

E ardhmja e Theo Hernandez te Milani ka kohë që është në ajër. Sezoni i francezit ka qenë shumë zhgënjyes dhe bisedimet për rinovimin e kontratës, e cila i skadon në vitin
ShkoLartë