Mrojtësi qetëson Piolin

Milani është përballur me mungesa të shumta në mbrojtje gjatë këtij sezoni.

Kuqezinjtë po kalonin një formë të mirë përpara ndërprerjes së kampionatit për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve.

Simon Kjaer pësoi një lëndim në miqësoren Danimarkë-Zvicër (0-0). Qendërmbrojtësi danez, i cili mban shiritin e kapitenit në Kombëtare, la fushën në minutën e 65’.

Gjithsesi, dëmtimi i 34-vjeçarit nuk është serioz, gjë që ka lehtësuar trajnerin Stefano Pioli. Pasi Kjaer nuk ka pësuar tërheqje muskulore.

Vetëm futbollisti theksoi se bëhej fjalë për një shqetësim të vogël dhe se preferoi të dilte nga fusha për të mos rrezikuar më shumë.

Kjaer ka vendosur të mos largohet nga grumbullimi me kombëtaren e Danimarkës, që të martën luan miqësoren e radhës kundër Ishujve Faroe.

Story i mëparshëm

“Zoti ua jep islamin atyre që i do” – Gold AG shpjegon të mirat që ka feja islame

Story i radhës

​Algjeria do të dërgojë 150 ton ndihma humanitare në Gazën e rrethuar

Të fundit nga