mrekullia e strakoshes shpeton porten nga goli pret penalltine dhe i eviton humbjen aek ut 6993a44377879

Mrekullia e Strakoshës, shpëton portën nga goli, pret penalltinë dhe i eviton humbjen AEK-ut

February 17, 2026
1 minut lexim

Strakosha është kryefjala e javës në kampionatin grek dhe veçanërisht tek AEK-u, pasi e shpëtoi skuadrën e tij nga humbja.

Në kryendeshjen e javës së 21-të në Superligtën greke mes PAOK dhe AEK, e përfunduar 0 – 0, portieri Thomas Strakosha ishte i jashtëzakonshëm.

Në minutën e 12-të, shqiptari ia doli të pres në “këndin e pamundur” penalltinë e sulmuesit të PAOK Georgios Giakoumakis. “Heroizimi” i Strakoshës është bërë viral në rrjetet sociale, njëkohësisht tregues se numri “1” i Shqipërisë po përjeton formë mbreslënëse.

Falë kontributit të çmuar në këtë ndeshje prej Strakoshës, AEK-u i Athinës vazhdon të qëndrojë në krye të Superligës helene me 49 pikë, 2 më shumë se Olympiacos dhe 3 më tepër prej PAOK.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

hailey bieber ndez instagramin nga australia nga peshqiri te fustani i arte fansat e therrasin ikone 69939db9c870c
Lajmi i mëparshëm

Hailey Bieber ndez Instagramin nga Australia: Nga peshqiri te fustani i artë – fansat e thërrasin ikonë

tre te vrare dhe te tjere te plagosur pamje qe thuhet se tregojne te shtenat tragjike ne nje piste akulli ne shba 6993a50a7578f
Lajmi i radhës

Tre të vrarë dhe të tjerë të plagosur – pamje që thuhet se tregojnë të shtënat tragjike në një pistë akulli në SHBA

Të fundit nga

ShkoLartë