Mrekulli për sulmuesin e Kosovës, këtu renditet në Spanjë

1 minut lexim

Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi e ka nisur mirë aventurën në Spanjë me fanellën e Mallorca, teksa është përzgjedhur në formacionin më të mirë të muajit janar.

“Whoscored” e ka vlerësuar me notën 7.54 dhe është në një formacion me katër lojtarë të Real Madrid: Carvajal, Militao, Asensio dhe Vinicius Junior.

Në të është përfshirë edhe Nabil Fekir, i cili ka shkëlqyer me Real Betis dhe lakohet si objektiv i Barcelonës në merkato.

I huazuar në ditën e fundit të merkatos nga Lazio, ka luajtur 4 ndeshje në La Liga, duke shënuar 2 gola dhe një asist.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shkon në 7 numri i të vdekurve nga sulmi me raketa në Kharkiv, mesin e tyre edhe një fëmijë

Story i radhës

VMRO dhe Levica vihen në mbrojtje të Fadil Zendelit të Besës

Të fundit nga