MPPS: Pensionet do të paguhen në fillim të muajit, ndërpritet praktika që vlente për shkak të pandemisë

August 30, 2023
1 minut lexim

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton pensionistët se pensionet do të vazhdojnë të paguhen rregullisht, gjegjësisht në fillim të muajit.

MPPS njofton se me pagesën e pensionit për muajin gusht rikthehet mënyra e rregullt e pagesës në vend të pagesës së parakohshme të pensionit të vendosur për shkak të shpalljes së pandemisë në vend dhe masave të marra për mbrojtje nga koronavirus.

“Gjatë kohëzgjatjes së pandemisë, në bashkëpunim me bankat afariste, është bërë pagesa e parakohshme e pensioneve në katër grupe, si pjesë e rekomandimeve dhe masave për parandalimin dhe përhapjen e virusit tek pensionistët si grupmosha më e prekur dhe me qëllim për të reduktuar bllokimet para bankave dhe mundësitë e rrezikimit të shëndetit personal dhe publik”.

“Për shkak të përfundimit të pandemisë, bankat komerciale përmes Shoqatës së Bankave të Maqedonisë po ndërpresin praktikën e mëparshme të pagesës së parakohshme të pensioneve, me çka pensionet do të paguhen më 1 të muajit, drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit”, thuhet në njoftimin e MPPS-së./Telegrafi/

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Putin tradhtoi Prigozhinin, ja pse lideri rus tani është në telashe, si pritet të futet në lojë mafia ruse

Story i radhës

FBI godet rrjetin famëkeq të maluerëve duke çliruar 700 mijë kompjuterë të infektuar

Të fundit nga

​Kadri Veseli feston datëlindjen e 58-të

Kadri Veseli feston sot ditëlindjen e tij të pesëdhjetetetë. Ai u lind më 31 maj 1967 në Mitrovicë. Shkollimin fillor e kreu në shkollën “Ismail Qemali” në Bair të Mitrovicës. Dy vite

Horoskopi i datës 31 maj 2025

Dashi Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime dhe do doni që partneri të
sqmken
ShkoLartë