mpps kopshtet do te vazhdojne me aktivitet edhe gjate greves 6252a6351714d

MPPS: Kopshtet do të vazhdojnë me aktivitet edhe gjatë grevës

April 10, 2022
1 minut lexim
kopsht

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kumtoi se të gjitha institucionet parashkollore do të vazhdojnë punën e tyre për përkujdesin dhe edukimin e fëmijëve edhe gjatë grevës së paralajmëruar.

Në pajtim me Konventën për të drejtat e fëmijës, dispozitat në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut është e drejtë e patjetërsueshme e fëmijëve t’u ofrohet përkujdes dhe edukim në institucionet parashkollore si një formë e mbrojtjes së fëmijëve.

Sipas Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, në institucionet parashkollore për fëmijë, kryerja e veprimtarisë së përkujdesit dhe edukimit të fëmijëve parashkollorë nuk guxon të ndërpritet përveç rasteve emergjente (fatkeqësi natyrore, epidemi etj.), për të cilat vendos themeluesi, paraprakisht me pëlqimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, por jo gjatë grevës, potencojnë nga Ministria.

Gjatë realizimit të së drejtës për grevën e të punësuarve, institucionet parashkollore obligohen të sigurojnë përkujdes të papenguar dhe edukimin e fëmijëve të moshës parashkollore, theksojnë nga Minsitria.

%D0%9E%D0%9D%D0%9B%D0%98%D0%9D%D0%95 %D0%B1%D0%B0%D0%BD%D0%B5%D1%80

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

feste hendbolli ne vushtrri skuadra me tradite kthehet ne superlige 6252a10bb7e10
Story i mëparshëm

Festë hendbolli në Vushtrri, skuadra me traditë kthehet në Superligë

nedelkov mesimdhenesit ne te gjithe maqedonine nga neser ne greve 6252a88e15b33
Story i radhës

Nedelkov: Mësimdhënësit në të gjithë Maqedoninë nga nesër në grevë

Të fundit nga

​Berisha paraqitet në SPAK

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij
ShkoLartë