MPPS dhe Agjencia për Punësim, debat me temë “Garanci për të rinjtë”

December 6, 2022
1 minut lexim

Është koha që t’u kushtohet më shumë vëmendje të rinjve, punësimit të tyre, që këto kuadro do të mbahen në vendlindje. Kështu deklaroi ministrja e punës dhe politikës sociale, Jovanka Trençevska, në debatin e kushtuar “Garanci për të rinjtë”, sipas të cilës, institucionalisht po rishikohet mundësia që institucionalisht të gjinden forma të reja të punësimit ku do të ketë orare fleksibile të punës, punë në distancë dhe paga dhe kushte më të mira për të punësuarit.

“Në periudhën e fundit gjithnjë e më zëshëm flasim për Ligjin e ri për Marrëdhëniet e Punës, në të cilin me futjen eventuale të mundësisë për punë në distancë, orare fleksibile të rinjtë me njohuri të fituara digjitale do të kenë përfitime të madh dhe që do t’u mundësohet atyre që të përhapen në më shumë tregje të hapura të punës në të gjithë Evropën.”,- deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

Agjencia për Punësim përmes planit operativ për punësim në vlerë prej 30 milion eurosh do të ndihmojë të papunësuarve në vend.

“Të gjithë të rinjve deri në moshën 29 vjeç pas regjistrimit të parë në Agjencinë e Punësimit në një afat katër-mujor u ofrojmë punësime konkrete. Kështu që në këtë drejtim ne jemi të gatshëm që t’u dalim në ndihmë të gjithë të papunësuarve duke u mundësuar punësime konkrete me të vetmin qëllim, kuadrot e reja t’i mbajmë në vendin tonë.”,- tha drejtori i Agjencisë së Punësimit, Bekim Murati.

Vitin e kaluar përmes operativ u përfshin rreth 12 mijë të papunësuar, ndërsa parashikimet janë që për vitin e ardhshëm të përfshihen edhe 1.000 persona më shumë. 40% të personave që kërkojnë punë janë me arsim fillor, ndërsa 13% pa asnjë arsim konkret.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

AlternAtivA: E përshëndesim nismën e SHBA-së për luftën kundër korrupsionit

Story i radhës

Portugali – Zvicër, Shaqiri apo Ronaldo? Xhaka – kapiten

Të fundit nga

ShkoLartë