MPJ reagon pas incidentit ndaj Osmanit: Trajtim jodinjitoz, kemi kërkuar sqarime nga Shkupi zyrtar

min lexim

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është deklaruar rreth incidentit ndaj presidentes Vjosa Osmani.

Në reagim thuhet se MPJD me shqetësim ka mësuar rreth incidentit të shkaktuar në Aeroportin e Shkupit në raport me trajtimin jodinjitoz të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Ambasadës së Kosovës në Shkup, ka nisur mbledhjen e informatave dhe që në orët e hershme të mbrëmjes ka kërkuar sqarime zyrtare nga ambasada e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në reagim.

“MPJD do të mbajë publikun të informuar për veprimet e mëtejshme, për të sqaruar këtë situatë dhe për t’u siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin në të ardhmen në raport me krerët e shtetit tonë”, thuhet në këtë njoftim.

Në incidentin ndaj shefes së shtetit të Kosovës, e cila u raportua sot, thuhet se sigurimi i aerportit i kishte kërkuar asaj telefonin personal dhe çanten e dorës, për çka nuk kishte pranuar t’i dorëzonte.

Story i mëparshëm

Detaje nga përleshja në Pejë ku dyshohet se i përfshirë ishte edhe Noizy

Story i radhës

Veliçkovski: Paramendoni në vend të Vjosa Osmanit, në Aeroport të Shkupit të ishte Vuçiqi, a do të guxonin ta preknin?

Të fundit nga