mpj pershendet miratimin e rezolutes se parlamentit evropian per vendin 62868dd598f06

MPJ përshëndet miratimin e Rezolutës së Parlamentit Evropian për vendin

May 19, 2022
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Jashtme kumtoi se e përshëndet miratimin e Rezolutës së Parlamentit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut në seancën plenare të sotme në Strasburg, duke potencuar se si deri më tani, Parlamenti Evropian dërgoi një mesazh të qartë politik për rëndësinë e përshpejtimit të procesit të integrimit evropian dhe fillimit të menjëhershëm të negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut.

“Inkurajon fakti që teksti i Rezolutës u mbështet nga një numër i madh anëtarëve të Parlamentit Evropian, duke reflektuar mbështetjen e spektrit më të gjerë politik në kuadër të BE-së”, thuhet në kumtesë.

Sipas MPJ-së, është veçanërisht e rëndësishme që Parlamenti Evropian e rikonfirmoi rëndësinë strategjike të Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të ardhmen e tyre si pjesë e familjes evropiane.

“ Fillimi i negociatave të anëtarësimit dhe anëtarësimi në BE është një investim i fuqishëm për stabilitetin, jo vetëm për vendet e rajonit, por edhe për BE-në, veçanërisht në kontekstin aktual të sigurisë në Evropë. Në këtë drejtim, ne mirëpresim thirrjen e Parlamentit Evropian për tejkalimin e çështjeve bilaterale jashtë procesit të anëtarësimit, që është në frymën dhe parimet e procesit të anëtarësimit. Parlamenti e njeh gjithashtu progresin e reformave të vendit dhe gatishmërinë e tij për të nisur menjëherë negociatat me BE-në” shtohet në kumtesën e MPJ-së.

Parlamenti Evropian pasditen e sotme me 508 vota “pro” dhe 56 “kundër” miratoi Raportin e Progresit për Maqedoninë e Veriut nga raportuesi për vendin, eurodeputeti bullgar Ilhan Kuçuk, duke përshëndetur progresin e reformave dhe duke insistuar në zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë. Megjithatë, versioni i miratuar përfshin edhe disa nga amendamentet e diskutueshme, si ato për “pajtimin historik dhe historinë e përbashkët” me Bullgarinë dhe vlerësimin se nuk ka përparim në zbatimin e Marrëveshjes së miqësisë midis vendit dhe Bullgarisë nga viti 2017, i cili nuk është qëndrimi i Komisionit Evropian në raportin e tij të fundit në vitin 2021.

MARKETING

RENT A CAR

sulmohet nga tre persona plagoset me arme zjarri 50 vjecari nga shkupi 62868a8f9781c
Story i mëparshëm

Sulmohet nga tre persona, plagoset me armë zjarri 50 vjeçari nga Shkupi

kadyrov thote se armiku i vertete i rusise nuk eshte ukraina 62869300ee601
Story i radhës

Kadyrov thotë se armiku i vërtetë i Rusisë nuk është Ukraina

Të fundit nga

ShkoLartë