Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut nuk ka informacione për pjesëmarrjen eventuale të shtetasve të Maqedonisë së Veriut në luftën në Ukrainë, pas publikimit të Ministrisë ruse të Mbrojtjes se midis mercenarëve të huaj të cilët luftojnë në anën e Ukrainës janë edhe 72 qytetarë tanë.
“Ministria e Punëve të Jashtme nuk disponon me informacione relevante lidhur me pjesëmarrjen eventuale të shtetasve tanë në luftën në Ukrainë, as për shtetas tanë të vdekur në luftë. Vazhdimisht dhe me kujdes e ndjekim situatën, përmes ambasadës në Ukrainë. Sapo të ketë informacione të reja opinioni do të informohet”, thonë nga MPJ.
Autoritetet në Moskë kanë publikuar një tabelë të atyre që i quajnë mercenarët e huaj që luftojnë në anën e Ukrainës. Maqedonia e Veriut është ndër vendet nga të cilat vijnë “mercenarët” në Ukrainë. Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, që nga fillimi i luftës, në anën ukrainase kanë luftuar 79 shtetas të Maqedonisë, prej të cilëve 26 janë vrarë, 21 janë kthyer, ndërsa 32 persona nga vendi janë ende aktivë në front.
Në mesin e vendeve prej nga ka “mercenarë” në Ukrainë janë edhe Shqipëria, Kroacia, Polonia, Italia, Rumania, Finlanda, Letonia, Kosova…