MPJ mirëpret vendimin e bashkëkryesuesve të Komisionit për Çështje Historike

February 3, 2022
1 minut lexim

Puna e Komisionit të Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore është një element i rëndësishëm në përmbushjen e Marrëveshjes së Miqësisë të vitit 2017.

Pas daljeve të fundit publike të përfaqësuesve të Komisionit të Përbashkët për Çështjet Historike dhe Arsimore, dëshirojmë të theksojmë se puna e Komisionit është pjesë e pandashme e zbatimit të Marrëveshjes së Miqësisë 2017.

Në përputhje me nismën e fundit të dy vendeve, të konfirmuar në seancën e përbashkët të dy Qeverive, për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha fushat, mirëpresim vendimin e dy bashkëkryesuesve të Komisionit për intensifikimin e punës së Komisionit, me qëllim tejkalimin e dallimeve për çështjet më të ndjeshme.

Ne e kuptojmë nevojën që anëtarët e Komisionit, veçanërisht të bashkëkryesusve të tyre, t’i paraqesin publikisht qëndrimet dhe opinionet e tyre, por të njëjtat nuk duhet të interpretohen si qëndrime shtetërore dhe as si pjesë e qëndrimeve politike të dy Qeverive.

Që këtu, të dy Qeveritë u bëjnë thirrje edhe një herë të gjithë faktorëve, përfshirë këtu edhe anëtarëve të Komisionit për Çështjet Historike, që të ruajnë dinamikën e aktiviteteve tashmë të dakorduar, që korrespondon me intensitetin e ri të komunikimit të forcuar mes dy vendeve, me qëllim që të shfrytëzohet momentumi i ri për kapërcimin adekuat të dallimeve midis dy vendeve dhe zhbllokimin e procesit eurointegrues të Maqedonisë së Veriut.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Covid 19/ Ky është bilanci për 24 orët e fundit

Story i radhës

Grevë e përgjithshme e LSM-së në qendër të Shkupit

Të fundit nga

ShkoLartë